Blloku Ekonomi
Banka e Shqipërisë merr me qira mjedise shtesë për 106 milionë lekë. Hotel “Dajti”? Do të nisë rikonstruksioni këtë vit
Banka e Shqipërisë ka marrë një tjetër ambient me qira për aktivitetin e vet: 106 milionë lekë është tarifa për tre vjet. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës dhe ai vjen pak pasi u përurua rikonstruksioni i godinës qendrore, ku morën pjesë thuajse të gjithë drejtuesit politikë. “Vizion Plus” raporton se kontrata e re e qirasë shtron pikëpyetje për shpenzimin e parave nga ky institucion që disponon edhe hotel “Dajti”, i cili ende nuk ka përfunduar rikonstruksionin. “Që nga koha kur ajo ia bleu qeverisë e deri me sot ajo vijon e të mbetet një gërmadhë në qendër të qytetit.
Ulet trajtimi financiar për papunësinë. Tani shteti jep vetëm 3 muaj pagesë
Mbështetja publike për të papunët dhe shtresat në nevojë është ulur. Një vendim i datës 9 mars të këtiuj viti, i Këshillit të Ministrave, sanksionon rregulla të reja që në thelb çojnë në uljen e trajtimit financiar për ata që humbasin vendin e punës. “Me një vendim të posaçëm, pagesa e papunësisë është rritur 60%. Kështu nëse më parë, një i papunë përfitonte 6850 lekë në muaj, tani përfiton 11 mijë lekë në muaj. Deri në fund të marsit çdo i papunë, merrte 12 pagesa papunësie, pra një vit me nga 6850 lekë në muaj.
Premton kryeministri: 11 mijë ha tokë në Bregdet që do t’u kthehet pronarëve legjitimë apo shtetit
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rishikimn e titujve të pronësisë që janë dhënë në bregdet, ku siç u shpreh ai nga Vunoi, janë 11 mijë ha të tjetërsuara. “Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët”, tha Rama.
Ligji i ri i Pronave për të ndalur vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish-pronarëve
Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë.
Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit
Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.
Ringjallet sektori i ndërtimit, kryebashkiakët lëshojnë dorën me lejet
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja.
INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.
Shpresa për krijimin e bursës së energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Bursa e Tiranës u mbyll nga kjo qeveri, duke vulosur një histori dështimi, por një bursë e re është menduar të hapet. Bëhet fjalë për bursën e energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë që rrjedh nga një marrëveshje e nënshkruar dje nga dy ministrat e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Blerand Stavileci. “Pjesëmarrësit e tregut të të dyja vendeve inkurajohen të tregtojnë energjinë nëpërmjet bursës së energjisë.
Epërsia e tregut shqiptar të hidrokarbureve, futja e kinezëve dhe George Soros
Blerja e aksioneve të Bankers Petrolium nga kompania kineze Geo - Jade Petroleum Corporation në vlerën e 440.4 milionë dollarëve shihet si një epërsi që tregu shqiptar i hidrokarbureve po fiton ndaj fqinjëve dhe kryesisht Greqisë që mendohet se ka rezerva nafte të së njëjtës cilësi me atë të Patos Marinzës.
Aeroporti i Tiranës kalon në duar të kinezëve?
Aeroporti i Tiranës, menaxhimi dhe shfrytëzimi i tij, mund të kalojnë në duart e kinezëve. Ndonëse qeveria shqiptare dhe koncesionari gjerman janë në negociata për heqjen e ekskluzivitetit dhe, gjermanët po verpojnë në bursë. “Mësohet se ka disa muaj që kinezët e “Fairmont Investment Group” janë në bisedime me palën gjermane për të blerë aeroportin dhe tashmë po shkojnë drejt finalizimit të shitjes. Burime konfidenciale thonë se blerja e aksioneve të TIA-s është çështje ditësh.
Të fundit në rajon për të drejtat e pronësisë
Shqipëria renditet e fundit për vitin 2015, në indeksin e të Drejtave të Pronësisë, krahasuar me vende të tjera të rajonit të Ballkanit, sipas indeksit të Forumit Ekonomik Botëror. Duke analizuar zhvillimet në të drejtat e pronësisë qeveria shqiptare referon se, reforma ka kontribuar pak në forcimin e të drejtave të pronësisë dhe në eliminimin e pasigurive ligjore.