Ligji i ri i Pronave për të ndalur vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish-pronarëve

Postuar në 02 Prill, 2016 10:05

Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë. “Norma e çmimit të tokës që Gjykata e Strasburgut përdor për të kompesuar ish-pronarët është më e lartë se ajo e qeverisë. Kjo krijon një barrë financiare për shtetin, që është arsyeja pse po përpiqemi të ndalojmë praktikën e vendimarrjeve të Strasburgut për pronarët shqiptarë të tokave” tha për gazetën Alma Hiçka, duke shtuar se në fillim të prillit do t’i prezantojë Gjykatës ligjin e ri të pronave të miratuar nga qeveria me shpresën se ajo do ta vlerësojë si një zgjidhje të qëndrueshme për ish-pronarët dhe t’i jap fund vendimarrjes në favor të tyre.

Comments

Submitted by Internacionali... (not verified) on

Ne Tirane, regjimet kembejne njeri tjetrin,
duke mbetur antiProne, antiPrivat, Kuqo...
Vazhojne ta kene qellim izolimin e shqiptareve nga Bota...
Enveri kete bente; e dinte Perendimin, pronen, lirine, dashurine, por keti sipas tij shqiptareve u bente keq!
Turp, mjerim, kriminele...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.