Ringjallet sektori i ndërtimit, kryebashkiakët lëshojnë dorën me lejet
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja.
INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.
Gjatë tremujorit të katërt 2015 numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 45 ku përqendrimin më të madh e ka qarku i Fierit me 28,9 % dhe Tiranës me 24,4 %. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 51,1 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesa për hotele, tregtare industriale dhe të tjera) zë 48,9 % raporton Monitor.
Add new comment