qytetet
Epoka e megalopoleve
Më 15 nëntor 2022, një vajzë e quajtur Vinice Mabansag, e lindur në Spitalin Memorial Dr Jose Fabella në Manila, Filipine, u bë – simbolikisht – personi i tetë miliardtë në botë. Nga 8 miliardë banorët e Tokës, 60% jetojnë në një qytet të madh apo një të zakonshëm. Deri në fund të shekullit të 21-të, qytetet do të përbëjnë 85% të 10 miliardë banorëve që pritet të ketë Toka.
Kosheret urbane si monitoruese të shëndetit të njeriut dhe ndotjes
Një studim i ri i botuar në Environmental Microbiome tregon se si përmes koshereve të bletëve mund të zbulohen informacione për shëndetin e njeriut, patogjenët, jetën e bimëve dhe mjedisin e qyteteve të ndryshme.
OKB parashikon se afro 70% e popullsisë njerëzore do të banojë në qytete deri në vitin 2050.
Qytetet misterioze të Kinës (Foto)
Në Kinë ka me qindra qytete që kanë pothuajse çdo gjë të nevojshme për një jetesë moderne: ndërtesa të larta, pallate banimi, gradaçela, madje dhe godina të artit publik. Të gjitha përveç asaj më të rëndësishmes: njerëzve
Këto qytete misterioze - dhe pothuajse bosh - janë pjesë e planit të Kinës për të zhvendosir deri në 300 milion njerëz që jetojnë në zonat rurale në qendrat urbane. Zona Kangbashi e Ordos janë tashmë të përgatitura dhe të gatshme për të akomoduar njerëz.
Ambicia e Google për të marrë drejtimin e qyteteve
Alphabet, kompania nënë e Google, nuk vuan nga mungesa e ambicies. Filialet e saj po trajtojnë çështje që variojnë që nga automjetet autonome te shtëpitë inteligjente, inteligjenca artificiale te bioteknologjia për zgjatjen e jetës. Kështu që nuk ka pse të jetë surprizë që Alphabet ka vendosur të planifikojë, ndërtojë dhe drejtojë një qytet – ose një pjesë të një qyteti. Supriza këtu është se një qytet i madh po i jep me gëzim Alphabet një lagje të nivelit të parë, të cilën kompania mund ta konsiderojë të vetën.
Ringjallet sektori i ndërtimit, kryebashkiakët lëshojnë dorën me lejet
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja.
INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.