Blloku Ekonomi

Sejko: Duhet të kishim rritje më të madhe ekonomike

Postuar në 19 Prill, 2016 18:52

Guvernatori i bankës së Shqipëri Genti Sejko është shfaqur optimist për perspektivën ekonomike të vendit ndonëse 2015 u mbyll nën parashikimin  një normë rritje 2.6 për qind, dhe për më tepër kur 3 muajt e parë të vitit shënuan rënie të fuqisë blerëse. Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë duhet të ishte më e lartë. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Guvernatori Sejko deklaroi se në  rënien nga objektivi ndikoi kriza në Greqi dhe përmbytjet.

Rënie drastike e konsumit?

Postuar në 18 Prill, 2016 14:29

Në mediat shqiptare online, binte sot në sy një lajm që njoftonte se ka patur një rënie drastike të konsumit privat në 2015-ën me …0.15%! Vetë kjo shifër nuk sugjeron që të përdoret cilësori “drastike” për rënien, por më e rëndësishme është që, në këtë rast, është përdorur një statistikë e ngurtë, që nuk merr parasysh dinamikën e konsumit privat përgjatë tremujorëve të ndryshëm të vitit.

Bie konsumi i popullatës, faktorët që ndikojnë

Postuar në 18 Prill, 2016 10:43

Konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë.

Taksat dhe korrupsioni, problem për biznesin

Postuar në 17 Prill, 2016 15:50

Dhoma Gjermane e Biznesit, Dhoma Amerikane dhe sot edhe Shoqata e Investitorëve te Huaj, po artikulojnë të njëjtin shqetësim: klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar. Taksat dhe korrupsioni janë arsyet kryesore, diçka që është refuzuar të njihet si problem nga qeveria, por që po nxjerr krye si një ndër kryesorët. “Drejtues te shoqatës e vene theksin tek rënia e besimit te bizneseve, për nje përmirësim te mëtejshëm, një tendence kjo, e cila ka nisur qe ne tremujorin e pare te 2015 dhe e tille ka vijuar deri ne fund te vitit.

Kinezët ofrojnë 90 milionë dollarë për aeroportin e Rinasit

Postuar në 16 Prill, 2016 21:36

Burime jozyrtare konfirmuan për Top Channel se është firmosur shitja e aeroportit të Rinasit mes kompanisë kineze dhe konçensionarit gjerman TIA. “Everbright Global Airport and Investment Fund” konsiderohet se e ka blerë konçesionin për 90 mln dollarë. Everbright Global Airport është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.

Shenja jo të mira/Rregulla strikte për kreditimin e bizneseve të mëdha

Postuar në 16 Prill, 2016 21:23

Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri paralajmërojnë standarde të reja, më shtrënguese për kreditimin e sipërmarrjeve të mëdha. Kështu raporton “Tv Klan” që shton se “kjo masë do të nisë të zbatohet që në tremujorin e dytë të këtij viti”. “Një ditë me parë eskpertë të Bankës së Shqipërisë thanë se përqendrimin më të madh kreditë me problem e ka në dy kompanitë në vend “ARMO” dhe “KURUM”. Qëndrimi strikt i bankave në dhënien e kredisë për bizneset e mëdha në të ardhmen, njoftohet në raportin e Bankës së Shqipërisë për Aktivitetin Kreditues, në tremujorin e parë të vitit.

Gjykata: ""Kurum" nuk falimenton, por futet në një fazë organizimi dhe mbikëqyrjeje"

Postuar në 16 Prill, 2016 18:39

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e kompanisë “Kurum” për faliment. Ajo ka vendosur që kompania të “do të futet në një fazë riorganizimi dhe mbikqyrjeje të kontrolluar”, raporton “TemaTv”. Si shkak për këtë dalje nga tregu është përmendur konkurenca kineze, e cila ka imponuar çmime të ulëta në tregje. “Kurum” bart me vete edhe një kredi të madhe prej 110 milionë eurosh në banka, kjo e raportuar që në vitin 2014. Kërkesa e kompanisë për faliment duket se ka qenëjesë e strategjisë së saj për të larë duart me tregun shqiptar ndonëse dy vjet më parë e cilësonte atë si ndër kryesorët.

Gjobat tatimore do të paguhen me këste

Postuar në 16 Prill, 2016 18:25

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar nga Fieri se biznesi do të ketë mundësinë që të paguajë gjobat tatimore me këste. “Do t'i këstëzojmë atje edhe në ndërmarrje, apo në zyrën e tyre të punës për t'u kursyer edhe kohë, por edhe për të treguar se ne jemi shumë proaktivë me sipërmarrjen. Asnjëherë nuk duam të shkojmë tek instrumenti final i ligjit, që të bëhet mbledhja me forcë e gjobave”, deklaroi Ahmetaj. Ai ka shtuar se qeveria e majtë nuk ka ndërmend të bëjë më ndryshime taksash, por kërkoi nga sipërmarrësit rekomandime për të lehtësuar procedurat.

Veliaj para, qeveria mbrapa

Postuar në 16 Prill, 2016 18:18

Në kulmin e debatit për ndërtimin e këndit të Lodrave në Parku e Liqenit Artificial qeveria ka dalë në mbështetje të kryebashkuakut Veliaj, të cilit i ka kërkuar të mos tërhiqet nga projekti. Është zv/ kryeministri Niko Peleshi që garantoi mbështetjen e qeverisë posaçërisht për Veliajn, duke e inkurajuar të vazhdojë punimet. Peleshi i bëri këto deklarata nga Korça ku mori pjesë në inagurin e një qendre që do të quhet "qyteti i Fëmijëve".

Të ardhurat tatimore-doganore në 3-mujorin e parë, 17.3% më të mëdha se një vit më parë

Postuar në 15 Prill, 2016 22:23

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.

Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi