Blloku Ekonomi

Prapë Ky...Për 320 milionë akuzohet kësaj radhe

Postuar në 03 Maj, 2016 16:25

Ilir Beqja rihyn edhe njëherë në axhendën e akuzave të Partisë Demokratike. Jo për lidhje me krimin, apo segmente të dyshimta. Jo, ministri i Shëndetësisë është i imunizuar nga gabime si këto që dëgjojmë për ministrin e Brendshëm. Beqja është ekskluziv në çështje tenderash. Të paktën kështu thotë PD-ja dhe asgjë nuk i pengon njerëzit ta besojnë, pasi me standardin e politikës shqiptare, një tender denoncohet vetëm atëherë kur përfituesi që ka konflikt interesi nuk është kollitur si duhet. Ose dikush nga shokët afër ka zili.

Efekti i taksave, çmimi i naftës fillon ngritjen

Postuar në 03 Maj, 2016 13:06

Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të fortë së fundmi, me rreth 5 lekë për litër në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, por pritet që shpejt të reflektojë i gjithë zinxhiri i pakicës. Kjo është rritja e parë, pas muajve të tërë që karburantet kishin njohur vetëm ulje. Në pikat e tregtimit të Kastrati, një litër naftë tregtohet me 157 lekë për litër, nga 152 lekë që shitej më parë. Edhe Europetrol Durrës Albania (Eida) e ka shtrenjtuar naftën në 156 lekë për litër. Gega Oil, një tjetër operator i madh e tregton karburantin me 154 lekë për litër, nga 149 lekë që e kishte më parë.

Rritja e pagës mesatare vetëm 0.3%, e konsumit për frymë vetëm 0.1%

Postuar në 01 Maj, 2016 09:16

Anketa e forcave të punës, zhvilluar nga INSTAT-i, tregon se rroga mesatare bruto në vitin 2015 arriti në 46,830 lekë në muaj, ose 335 euro (1 euro=140 lekë). Ky nivel shënon një rritje prej vetëm 0.3%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Të dhënat e publikuara nga INSTAT-i për PBB-në tregojnë se konsumi mesatar për frymë vjet ishte 210 euro në muaj, ose vetëm 0.1% më shumë se në 2014-ën.

Ekonomia në krizë likuiditeti, thellohen borxhet në disa sektorë

Postuar në 30 Prill, 2016 10:44

Ekonomia e vendit është përfshirë nga një valë e shtuar borxhesh këtë fillimvit, e nxitur nga kriza e sektorit të industrisë, e cila po vuan çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe klimën jo fort të përshtatshme të ambientit të brendshëm të biznesit.

Nga Damiani tek Ardiani...

Postuar në 29 Prill, 2016 18:12

Sot Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar nga OSHEE-ja, abuzimi me të cilin sipas saj është 6 miliardë lekë. Bëhet fjalë për blerjen e matësave të rinj, që do të mbyllin boshëllkun që ekziston sipas objektivit të vendosur se brenda verës nuk do të ketë më asnjë konsumator pa matësa.

1 milionë të papunët u bënë 224 mijë në 3 vjet

Postuar në 29 Prill, 2016 13:05

Opozita e djeshme, sot në qeveri shpalli në 2013 një Shqipëri me 1 milionë të papunë. Kanë kaluar 3 vjet dhe kjo shifër statistikisht sot raportohet 5 herë më e ulët. Sipas Institutit të Statistikave 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Në shifra gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri raportohet në 1 087 000 persona, ndërsa të papunët llogariten në 223.864 persona.

Shqipëria, shteti me “gjobën” më të madhe fiskale

Postuar në 29 Prill, 2016 11:55

Shqipëria është vendi që ofron barrën më të lartë fiskale për investitorët dhe ka incentivat fiskale më të ulta në raport me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Kosova dhe Bosnja. Matrica është përgatitur në mbledhjes së 5 të Këshillit të Investimeve, që u zhvillua dy ditë më parë dhe këtë herë kishte në focus investimet e huaja.

Nga matrica rezulton se, në renditjen rajonale Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale për tatimin fitimin 15 %, gati 50%  më të larte se norma rajonale për këtë tatim që nuk është më shumë se 10 %. Edhe Serbia e ka tatim fitimin 15%.

ALBtelecom ofron vende të reja pune për ekspertë telekomunikacioni

Postuar në 29 Prill, 2016 09:45
Kompania numër një e Telekomunikacionit në vend ALBtelecom, do të jetë e pranishme për tre ditë me radhë në panairin e punës. Ky panair është vizituar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi
Klosi. Rama dhe klosi kanë vizituar stendën e ALBtelecom dhe u njohën me aftësitë e punësimit të kësaj kompanie.
 

Merr të përpjetën defiçiti, bie tregëtia me rajonin, Kinën dhe Italinë

Postuar në 28 Prill, 2016 12:10

Shqipëria ka ulje të shkëmbimeve tregëtare me dy nga partnerët e saj më të rëndëishëm, Italinë dhe Kinën. Instituti i Statistikave raporton se  vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe në mars të këtij viti janë, Italia me 1,8 %, Kina me 7,8 % dhe Serbia me 5,1 %, ndërsa dërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 32,1 %, Maqedonia me 19,8 %, dhe Kina me 37,1 %. Nga shifat kuptohet se tregëtia me vendet e rajonit është në nivele të uleta dhe po ashtu edhe shkëmbimet me dy partnerët kryesorë të Shqiipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi