Prapë Ky...Për 320 milionë akuzohet kësaj radhe
Ilir Beqja rihyn edhe njëherë në axhendën e akuzave të Partisë Demokratike. Jo për lidhje me krimin, apo segmente të dyshimta. Jo, ministri i Shëndetësisë është i imunizuar nga gabime si këto që dëgjojmë për ministrin e Brendshëm. Beqja është ekskluziv në çështje tenderash. Të paktën kështu thotë PD-ja dhe asgjë nuk i pengon njerëzit ta besojnë, pasi me standardin e politikës shqiptare, një tender denoncohet vetëm atëherë kur përfituesi që ka konflikt interesi nuk është kollitur si duhet. Ose dikush nga shokët afër ka zili. Por çfarë thotë sot PD-ja për Beqjan, që sa më shumë kohë ikën, e aq më shumë rezulton dyshemeja morale e qeverisë aktuale? “Sikur të mos mjaftonin miliona euro të koncesioneve në shëndetësi, që nuk janë bërë për qytetarët por për klientët, Ilir Beqaj vazhdon të marrë qindra milionë lekë me Intech-un e tij. Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme. Pra Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme. Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqës. E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj. Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë. 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve”, tha sekretarja për Marrëdhënien me Publikun, Grida Duma. 320 milionë lekë në Ministrinë e Ditmir Bushatit?!
Duke lexuar atë që thotë PD-ja nuk mbetet vetëm të pyesim: Kush i ka duart e gjata? Për një mendje të papreokupuar kjo pyetje do të merrte si përgjigje: I Gjati. I bekuar nga natyra, por edhe nga zanati (Beqja ka qenë basketbollist).
Comments
Ca ja fusni kot....
Ca ja fusni kot....
Kompania e Xhozefines na u be kompania e Beqes...
100% e besueshme...
Ik o Grida futi noj akullore....thuj Lulit ndrro taktike se nuk ecen kjo me Xhozefinen....
Keshtu si e ka nis Luli do na e nxjerri Xhozin te PS-ja per icike....
Add new comment