Veliaj para, qeveria mbrapa
Në kulmin e debatit për ndërtimin e këndit të Lodrave në Parku e Liqenit Artificial qeveria ka dalë në mbështetje të kryebashkuakut Veliaj, të cilit i ka kërkuar të mos tërhiqet nga projekti. Është zv/ kryeministri Niko Peleshi që garantoi mbështetjen e qeverisë posaçërisht për Veliajn, duke e inkurajuar të vazhdojë punimet. Peleshi i bëri këto deklarata nga Korça ku mori pjesë në inagurin e një qendre që do të quhet "qyteti i Fëmijëve".
Ky program financohet nga qeveria shqiptare dhe pritet të fillojë së shpejti në Korce me ndërtimin e një qëndre multifunksionale e cila i dedikohet tëresisht fëmijëve, projekt i cili më pas do të vazhdojë në Berat e qytete të tjera. Ndërtimi i Parkut të Lojërave në Liqenin Artificial të Tiramës ka përplasur së fundmi kryetarin e Bashkisë me Presidentin e Republikës. Për paligjshmëri të vendimeve, Shoqëria civile i është drejtuar Gjykatës Administrative, ndërkohë që prokuroria vijon hetimet për ndërtim të paligjshëm.
Add new comment