Rritja e taksës së qarkullimit, evazioni 30 milionë euro në 2015

Postuar në 16 Mars, 2016 11:10

Nga taksimi me 10 lekë më shumë i gazoilëve janë arkëtuar ne buxhet 1.9 miliardë lekë më shumë.Por me llogaritë e naftës së konsumuar në vend këto të ardhura duhet të ishin të paktën tre herë më të larta, rreth vlerë 5.8 miliardë lekë. Një shifër të ngjashme parashikonte të arkëtonte edhe qeveria. Ish/ministri i Financave Shkëlqim Cani me 7 nëntor të vitit 2014 vitit duke raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për paketën fiskale të vitit 2015 u shpreh: “Taksa e qarkullimit është një taksë tjetër që rritet me 10 lek/ litri për naftën dhe benzinën. Efektet në të ardhurat e buxhetit të shtetit vlerësohen të jenë rreth 5.6 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit dhe 1.1 miliardë lekë nga TVSH-ja për vitin 2015”. Evazioni llogaritet të jetë 3.9 miliardë lekë ose 30 milionë euro raporton Monitor.

http://www.monitor.al/rritja-e-takses-se-qarkullimit-2015-evazioni-30-mi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.