Ligji i ri i falimentit, personave debitorë do t’u lihet vetëm minimum jetik

Postuar në 14 Mars, 2016 10:01

Ligji i ri I falimentit që po përgatitet nga ekspertët shqiptarë të Bankës Botërore parashikon për familjarët që kanë marrë kredi dhe nuk kanë mundësi shlyerje që kreditori ka të drejtë t’u marrë shpenzimet e jetesës, duke u lënë vetëm të ardhurat e mbijetesës. Në një intervistë për Panorama, Mariana Semini një nga ekspertët e përfshirë në hartimin e ligjit thotë se kjo vlerë do të përcaktohet nga administrator I falimentimit ose mbykqyrës, pas konsultimin me komitetin e kreditorëve, ose kur ky komitet nuk ekziston, me gjykatën e falimentimit. “Projektligji parashikon që rë zbusë pasojat sociale që vijnë për jetesën e debitorit dhe familjen e tij, në mënyrë që të ardhurat të mos bien nën kufirin e një minimmumi jetik të domosdoshëm”-shprehet Semini. Sipas saj drafti parashikon një fushë zbatimi të gjerë ku për herë të parë del roli aktiv I prokurorit në Ligjin e Falimentit. Kjo ndodh pasi në Kodin penal ka disa vepra që lidhen me falimentin, si mashtrimin, stimulimin apo krijimin e kushteve për provokimin e falimentit.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

I mire ky projektligj.
Por, a do te kete edhe fuqi prapavepruese ?
Mbasi ka mbetur "per te ardhur keq" Vehbi ALIMUCAJ ish bosi i VEFA-s, nuk po ka para per te shtyre muajin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.