Falimenton ARMO, dy banka nxjerrin në shitje rafinerinë dhe pasuritë
ARMO, një nga 35 kompanitë e listës së subjekteve që mbajnë rreth 60 për qind të totalit të kredive të këqija, ndodhet nën valën e sekuestrove për llogari të bankave. Shoqëria është njëkohësisht në pronësi të shtetit, në masën 15 për qind. Më 3 mars 2016, u regjistrua një shpallje nën sekuestro nga një bankë e nivelit të dytë për dy kredi të pakthyera në vlerën 2.8 milionë euro që ishin marrë në vitet 2010 dhe 2011. Një bankë tjetër para disa ditësh shpalli vendosjen nën sekuestro të një pjese të aseteve për huan 20 milionë euro raporton gazeta Shqip.
Po ashtu, edhe kompania shtetërore “Albpetrol” ka fituar një gjyq për pagesat e pashlyera të furnizimeve me naftë bruto, në vlerën 30 milionë dollarë. Të dyja bankat, nëpërmjet zyrave përmbarimore, i kanë kërkuar QKR-së “Vendosjen e sekuestros mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria ARMO dhe dorëzanësve të tij, ‘Anica Mercuria Refinery Associated’ dhe kompanisë tjetër ‘Deveron Oil Albania’. Pak ditë më parë, një përmbarues privat që kishte nxjerrë në shitje për llogari të njërës prej bankave të nivelit të dytë, uzinën e përpunimit të naftës në Fier, pronë e ARMO-s, njoftoi dështimin e ankandit të zhvilluar më 19 shkurt 2016.
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/03/09/falimenton-armo-dy-banka-nx...
Add new comment