"Lufta" për turistët rusë, ku humbet pikë Shqipëria

Postuar në 13 Mars, 2016 14:08

Shqipëria po synon tregun e turistëve rus, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë. Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin. Por ekspertët rusë thonë se Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktiv ofertën e saj për turistët rusë. "Para së gjithash Shqipëria nuk ofron shumëllojshmëri hotelesh të cilësisë së lartë si Turqia apo Egjipti. E dyta shërbimi "all inclusive" nuk është adoptuar nga hotelet në vend, duke e vështirësuar transaksionet me turistët rusë. Ajo që mund të quhet avantazh dhe armë e fortë janë plazhet e qeta dhe të virgjëra në Jon dhe Adriatik dhe çmimet që janë më të ulëtat në Europë"-thekson për mediat ruse një nga ekspertët e turizmit. Greqia është një nga alternativat kryesore të turistëve rusë, por kriza e refugjatëve dhe problemet ekonomike në vend kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim.

http://finobzor.ru/show-8063-albaniya-hochet-stat-zamenoy-turcii-dlya-ro...
http://www.difernews.gr/articles/56/Tourismos/128428/i-alvania-thelei-na...

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

E mire eshte kjo puna e turisteve Ruse.
Vecse ka edhe kjo nje bisht, si puna e dardhes, qe e ka nga prapa.
Po u futen Ruset, nuk para dalin kaq kollaj.
HYN ME LEZET, DHE DEL ME SIKLET.
Ata qe vijne, nuk jane vetem turiste. Gjysma e atyre qe do te vijne "CUDITERISHT DHE RASTESISHT" do te zoterojne gjuhen shqipe, qe rastesisht i u mbush mendja per te ardhur si turiste ne Shqiperi.
Duhet te jete pune e sherbimeve Inteligjente, kjo puna e turisteve Ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.