Dështon konçesioni i targave me çip. Tërhiqet kompania që e propozoi
Konçesioni i targave me çip është anulluar për shkak të tërheqjes së kompanisë që ksihte bërë propozimin. “Porta Saber Albania” ka tërhequr propozimin dhe pas këtij momenti, zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Arbër Hitaj, deklaroi se “Grupi i Vlerësimit po ndjek procedurat e përcaktuara me ligj pas tërheqjes së kompanisë”. Ministria ishte entuziaste për konçesionin që do t’i kushtonte drejtuesve të automjeteve 48 euro, pasi sipas saj ai zgjidhte problemet e sigurisë. Propozuesi premtonte investim 6.2 milionë euro për një fitim 95 milionë euro në 35 vjet(sipas BIRN), investim që do të kryhej në instalimin e çipeve targat në qarkullim që mendohet se janë 360 mijë. 7 euro për çdo çip kushtonte për kompaninë, i cili për klientët shkonte në 48 euro për shkak të lexuesve dhe ngritjes së një qendre kontrolli.
http://www.gazetatema.net/web/2016/03/09/kompania-terheq-oferten-deshton...
Add new comment