targat me cip
Dështon konçesioni i targave me çip. Tërhiqet kompania që e propozoi
Konçesioni i targave me çip është anulluar për shkak të tërheqjes së kompanisë që ksihte bërë propozimin. “Porta Saber Albania” ka tërhequr propozimin dhe pas këtij momenti, zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Arbër Hitaj, deklaroi se “Grupi i Vlerësimit po ndjek procedurat e përcaktuara me ligj pas tërheqjes së kompanisë”. Ministria ishte entuziaste për konçesionin që do t’i kushtonte drejtuesve të automjeteve 48 euro, pasi sipas saj ai zgjidhte problemet e sigurisë.
Historia e targave me çip (Video)
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dha shpjegime në parlament për projektin e paisjes së targave të automjeteve me çip, për të cilin tha se është një ofertë e pakërkuar nga një kompani e huaj. Ai tha se pret mendimin e institucioneve të tjera si Komisioneri për të Dhënat Personale dhe Autoriteti i Konkurrencës për të vendosur nëse qeveria do të vazhdojë me projektin. Sipas tij, kriteri kryesor që do të merret parasysh do të jetë sa do i kushtojë çdo qytetari paisja me targa të reja, ku është i nstaluar një çip që sipas ministrit do të ketë rolin e monitoruesit të trafikut.