Shkëlqim Cani tentoi të mos paguante Crown Agents
Një korrespondencë e gjatë, ku janë të përfshirë Ministria e Financave, Crown Agents, Drejtoria e Doganave dhe Avokatura e Shtetit, tregon se Ministria e Financave ishte e dyzuar nëse Crown Agents duhet të “shpërblehej” për 2014-n, pasi nuk kishte përmbushur objektivin që të rriste të ardhurat doganore me 1% të PBB-së, siç përcaktohej qartë në kontratë. Financat tentuan të mos bënin një pagesë (rreth 300 mijë euro), duke e argumentuar me ecurinë e dobët të të ardhurave.
Pavarësisht kësaj, Ministria e Financave është detyruar të paguajë Crown pasi nuk ka respektuar afatin ligjor për të argumentuar arsyet e refuzimit të pagesës, ndërkohë që kompania britanike kërcënoi me arbitrazh raporton Monitor.
http://www.monitor.al/zbardhen-shkresat-financat-tentuan-te-mos-paguanin...
Add new comment