Gjobat si njollë në biografinë e biznesit. Në vitin 2015, vetëm 3.3% u shfuqizuan
Gjatë vitit 2015 biznesi ankimoi në Drejtorinë e Apelimit Tatimor 16.2 miliardë lekë gjoba, nga të cilat vetëm 3.3% e shumës u shfuqizua. Është një praktikë e konsoliduar tashmë që gjobat e vendosuar nga administrat tatimore është shumë e vështirë të shfuqizohen. Dhe në jo pak raste edhe kur ato me vendim shfuqizohen qëndrojnë në sistem për një kohë të gjatë duke krijuar probleme të mëdha për biznesin. Përqindja me vetëm 3.3% e zhbërjes së vendimeve të administratës tatimore, një ndër më të akuzuar dhe ndaj së cilës ka shumë ankesa, është një provë më shumë për raportin e vështirë që biznesi ka me përfaqësuesit e shtetit.
Add new comment