Blloku Bota
Izraeli nuk e do paqen. Do genocidin mbi palestinezët
Kasaphana në Gaza ka vijuar edhe sot me një sulm izraelit në një shkollë ku raportohet se kanë vdekur rreth 100 persona. Izraeli deklaron se shkolla strehonte terroristë, ndërkohë që zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes të Gazas, Mahmud Bassal ka deklaruar se aty qëndronin palestinezë të zhvendosur.
Ndërron jetë CEO e Youtube, Susan Wojcicki
Mediat raportojnë se ka ndërruar jetë drejtuesja administrative e Youtube, Susan Wojcicki. 56 vjeç, ajo cilësohet si një nga forcat kryesore shtytëse të shndërrimit të Google nga një motor kërkimi në atë që është sot në shkallë planetare. Një nga ikonat e botës së teknologjisë së informacionit, në garazhin e saj Sergey Brin dhe Larry Page nisën aventurën e Google. Ajo është personi që sugjeroi blerjen e Youtube të cilin e çoi aty ku është sot.
Informacion zyrtar nga Rusia, Vuçiç: Opozita dhe Perëndimi do tentojnë grusht shteti
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se me protestën e sotshme të opozitës për çështjen e minierës së litiumit në Jadar, do të ketë akte dhune dhe tentativë për grusht shteti.
Vuçiç ka shtuar se është njoftuar në rrugë zyrtare për këtë nga Rusia.
Sot ne morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse. Ne po e vlerësojmë. Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë do të dështojnë. Serbia po ecën me vendosmëri përpara dhe ata nuk mund ta ndalin atë. Nuk do të jenë më kurrë në gjendje ta ndalin. Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen
Brazil/ Bie një avion me 62 persona në bord
Një avion është rrëzuar në shtetin brazilian të São Paulo, duke u shkaktuar vdekjen 62 personave në bord.
Avioni turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, bëri të ditur linja ajrore Voepass.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një avion që bie nga lartësia duke ndjekur një trajektore spirale.
Të kemi kujdes kur flasim për pezullimin e Hungarisë
Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të bëjë kujdes në deklarimet e veta ndaj Hungarisë.
Siç e dini pezullimi i një vend inga zona Shengen është hapi I parë drejt pezullimit nga BE. Do të isha i kujdesshëm rreth deklarimeve mbi pezullimin e vendeve nga BE-ja. Europa nuk duhet ta distancojë veten nga hungarezët
u shpeh ai para reporterëve.
Bie interesi i të huajve për të studiuar në universitet britanike
Interesi i studentëve të huaj për universitetet britanike ka filluar të bjerë. Shifrat e Home Office për korrikun flasin për një rënie me 15% të aplikimeve për viza studentore të sponsorizuara.
Rritja e inflacionit në vitet e fundit i ka dëmtuar të ardhurat e sektorit nga studentët në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë më të varur nga tarifat më të larta të shkollimit tpër studentët e huaj.
Disa institucione thonë se janë të përgatitur për një rënie prej 50% të regjistrimeve të reja ndërkombëtare këtë vit, veçanërisht në kurset pasuniversitare njëvjeçare.
Pasiguria kolektive, një konstante e politikës ruse që po shtyn drejt luftës
Në datën 6 gusht, media ruse “Sputnik” publikonte një infografik përmes të cilit shpjegonte kronologjinë e një propozimi të vjetër për anëtarësimin e Bashkimit Sovjetik në NATO.
"Më vjen keq që nuk e penguam dot"
“Më vjen thellësisht keq që ndodhi diçka e tillë. Gjithmonë duhet parë pas për të pyetur veten nëse ne mund të kishim bërë diçka që do ta kishim penguar."
Në një intervistë për revistën “Time”, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu kërkoi për herë të parë falje që e ka lënë Izraelin të pambrojtur ndaj një sulmi të asaj përmasash nga Hamasi.
Ish-zv.drejtori i Mosadit: Greqia dhe Qiproja të rrisin gatishmërinë
Ilan Mizrahi, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit, thotë në një intervistë për Kathimerinin se Greqia duhet të shtojë masat e sigurisë, për shkak të frekuentimit nga shumë turistë izraelitë.
Mizrahi thotë se ndërmarrjen e një hapi të tillë e bën të domosdoshme situata e tensionuar e ditëve të fundit.
"Ismail Haniyeh e vramë ne"
Izraeli e ka informuar SHBA-në për përgjegjësinë e sulmit që vrau liderin politik të Hamasit. Pavarësisht se pas ekzekutimit të Ismail Haniyeh në Teheran, Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin, Irani ka thënë se do të hakmerret.
Por sipas Washington Post, qeveria në Tel Aviv e ka vënë në dijeni SHBA-në menjëherë pas vdekjes së Haniyeh.