Blloku Bota
Qipro deklaron se ka një plan për evakuime nëse zgjerohet lufta Hamas-Izrael
Ministri i Jashtëm i Qipros Constandinos Kombos, ka deklaruar se vendi i tij do të shërbejë si “urë sigurie” për evakuim njerëzish nëse lufta Izrael-Hamas zgjerohet.
Agjencitë e vendit sipas tij janë mobilizuar si pjesë e një plani afatgjatë evakuimi të quajtur “ESTIA”.
Shpërblim për boskieren italiane që humbi përballë boksierit-es mashkull-femër Imane Khelif
Bashkimi Ndërkombëtar i Boksit ka vendosur të shpërblejë me 50 mijë dollarë boskieren italiane Angela Cerini e cila humbi në ndeshjen përballë algjeri-ianes-it Imane Khelif në Olimpiadën e Parisit. Bashkimi në fjalë nuk njihet nga Komiteti Olimpik ka vendosur në mënyrë të njëanshme të shpërblejë boksieren italiane, madej federatën italiane me 25 mijë dollarë dhe trajnerin me 25 mijë dollarë. Duket se shkak për këtë është një problem shumë i madh që ka dalë me boksieri-ja algjeriane është në qendër të një debate për gjininë pasi është një mashkull që është kthyer në femër.
Politizohet edhe sporti/Afganistani përfaqësohet me qeverinë në ekzil në Olimpiadë
Këto janë motrat Hashimi. Yulduz dhe Fariba, të cilat përfaqësojnë Afganistanin në Olimpiadën e Parisit. Ekipi afgan përbëhet nga 6 pjesëtarë, tri femra dhe tre meshkuj, zyrtarizuar si përfaqësues pas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij Afgan. Kuptohet që bëhet fjalë për komitetin në ekzil, pasi siç dihet qeveria e talebanëve nuk e njeh një rol të femrës në aktivitete publike.
Motrat Hashimi janë çikliste dhe lanë Kabulin pas rënies së tij në duart e afganëve dhe jetojnë në Itali.
Ismail Haniyeh u hodh në erë në një shtëpi që ruhej nga Garda Revolucionare
Vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, është kryer me një mjet shpërthyes të vendosur në një bujtinë ku ai po qëndronte.
Haniyeh u vra më 31 korrik në kryeqytetin e Iranit. Për vrasjen e tij, si Irani, edhe Hamasi, akuzuan Izraelin. Ndërkohë, ky i fundit pretendon se Haniyeh u vra përmes një sulmi raketor.
SHBA dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit, marrëveshja më e madhe që nga Lufta e Ftohtë
Rusia dhe SHBA kanë vënë në zbatim marrëveshjen e fundit për shkëmbimin e të burgosurve, më e madhja e këtij lloji që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Shtëpia e Bardhë deklaoi se për arritjen e saj në negociata është përfshirë edhe Gjermania dhe vende të tjera.
Anijet e mëdha me turistë "mbysin" Santorinin
Turistët britanikë duket se do të braktisin një prej ishujve më të frekuentuar të Greqisë, për shkak të mbipopullimit gjatë sezonit. Në mediat britanike, ata raportojnë përvoja aspak të këndshme nga pushimet në Santorini.
Ata thonë se mijëra turistë zbarkojnë njëherësh në ishull dhe më pas turma të mëdha ngjiten drejt majës, nëpër rrugët e ngushta për të shijuar perëndimin. Rrugët e ishullit tejmbushen në ngjitje dhe në zbritje duke shkaktuar vonesa edhe në nisjen e anijeve turistike që i sjellin njerëzit aty.
Jep dorëheqjen për shkak të korrupsionit Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës, Edward Scicluna, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të një vendimi gjykate që e inkriminon atë penalisht. Vendimi lidhet me privatizimin e një spitali në vitin 2015, kur Guvernatori ishte ministër i Financave dhe ai ka çuar në largim nga detyra edhe të ish-zv.kryeministrit Chris Fearne në muajin maj.
Vuçiç hap opsionin e zgjedhjeve të parakohshme
Aleksander Vuçiç ka hedhur një shashkë diversive ndaj opozitës serbe teksa përmes kreut të Bordit Ekzekutiv të partisë së tij Progresiste, ka lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Tv Pink, Darko Glisiç, ka deklaruar se qeveria po përgatitet për një mandat të plotë katër vjeçar, por nëse rrethanat dhe opinioni publik ndryshojnë, atëherë opsioni i zgjedhjeve mbetet i hapur.
Ne do të fitojmë bindshëm
ka deklaruar ai.
Liçencë ndërkombëtare për të vrarë/Izraeli i "pret kokën" Hamasit. Likujdohet edhe numri dy i Hezbollaut
Dje u njoftua në media vrasja e një prej njerëzve kryesorë të Hezbollahut në Liban, Faruk Shukr, për të cilin Izraeli pranoi se “ishte objektiv i një eleminimi të bazuar mbi kërkimin e shërbimeve sekrete”. Sipas palës izraelite Shukr mbahej përgjegjës për një sulm me rakte në Lartësitë Golan gjatë të cilit vdiqën 12 fëmijë.
Ndërkohë pak më vonë në Teheran u likujdua kreu i grupit palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, një akt që nuk është marrë përsipër nga TelAvivi, por që në çdo eventualitet lidhet me të.
Qeveria Meloni largon drejtuesit e huaj të institucioneve të kulturës
Qeveria e Giorgia Melonit në Itali ka nisur një riformatim të drejtimit të institucioneve kulturore në vend. Synimi është largimi i drejtuesve të huaj.
Ndër të parët që u larguan janë Eike Schmidt, me origjinë gjermane, që u largua nga drejtimi i Galerive Uffizi në Firence dhe britaniko-kanadezi James Bradburne, i cili ka drejtuar Pinacoteca di Brera në Milano.