Blloku Bota

OBSH shpall emergjencën botërore për linë e majmunit

Postuar në 15 Gusht, 2024 10:29

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar rritjen e infeksioneve të virusit të lisë së majmunëve në Afrikë emergjencë të shëndetit publik ndërkombëtar (PHEIC) dhe ka kërkuar një fushatë vaksinimi.

Dyshime për dy raste të sabotimit të ujit në bazat ushtarake në Gjermani

Postuar në 15 Gusht, 2024 10:05

Një bazë ushtarake gjermane pranë aeroportit të Këlnit u mbyll përkohësisht, pas dyshimeve për sabotimin e rrjetit të ujit. Gjithçka nisi pas zbulimit të një vrime në murin rrethues të bazës Këln-Wahn pranë objektit të ujit të pijshëm, tha një zëdhënës i ushtrisë gjermane në një deklaratë.

Meqenëse sistemi i ujit të pijshëm po tregonte vlera të pazakonta, furnizimi me ujë të pijshëm në kazermë ishte ndërprerë”, tha zëdhënësi.

Epidemia e lisë së majmunit, shpallet emergjenca në Afrikë

Postuar në 14 Gusht, 2024 16:49

Autoriteti më i lartë shëndetësor i Afrikës shpalli gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pas shpërthimit të epidemisë së lisë së majmunit në disa vende. Situata më problematike paraqitet në Republikën Demokratike të Kongos, ku virusi u ka marrë jetën qindra njerëzve në pak muaj.

Jean Kaseya, drejtor i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) bëri të ditur vendimin të martën në një konferencë për shtyp.

Amerika nuk di gjë

Postuar në 14 Gusht, 2024 16:45

Dy ngjarjet ndërkombëtare të kohëve të fundit, kanë evidentuar një zhvillim të ri në sferën politike që është jo pa rëndësi. Vrasja e kreut të Hamasit, Ismail Hanniyeh në Teheran dhe sulmi ukrainas përtej kufirit shtetëror me Rusinë, u raportuan se ishin ekzekutuar pa dijeninë dhe miratimin paraprak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë disa herë sqarime publike për padijeninë e SHBA për të dyja ngjarjet që kanë në vetvete disa aspekte me rëndësi strategjike.

Rusia deklaron dështimin e "sulmit terrorist" ukrainas: Diversion ndaj situatës në Donbas dhe Slobozhanshcina

Postuar në 14 Gusht, 2024 16:02

Rusia ka njoftuar dështimin e atij që e quajti “inkursioni ukrainas në rajonin e Kurskut”. Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se pala ukrainase nuk ka arritur objektivin e vet kryesor me mësymjen përtej vijës kufitare me Rusinë e që sipas saj është zhvendosja e trupave ruse nga Donbasi dhe Slobozhanshcina.

1000 rezoluta që nga 1947 dhe Palestina nuk njihet. Abbas: SHBA bën çdo gjë për ta penguar

Postuar në 14 Gusht, 2024 12:51

Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë bërë çdo gjë, kanë nxjerrë të gjitha pengesat e mundshme që Palestina të marrë njohjen ndërkombëtare.

ShBA po bllokon vendimet mbi njohjen ndërkombëtare të Palestinës…duke anashkaluar madje edhe rezolutat e OKB-së

Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas

Postuar në 14 Gusht, 2024 12:24

Një shtetas ukrainas është shpallur në kërkim nga Gjermania për shpërthimin e tubacioneve nënujore të Nord Stream në vitin 2022. Mediat gjermane bëjnë të ditur se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm federal të Gjermanisë ka shpallur në kërkim një burrë të identifikuar si Volodymyr Z.

Tokayev: Vendet e Azisë Qendrore mund të shndërrohen në urë lidhëse Azi-BE

Postuar në 14 Gusht, 2024 12:04

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, bën thirrje që Azia Qendrore të pozicionohet si një lidhje midis Azisë dhe Evropës dhe si një aktor i veçantë rajonal në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sekuestrohen 436 kg heroinë në Burgas. Droga vinte nga Kirgizia drejt Greqisë

Postuar në 14 Gusht, 2024 10:14

Autoritetet bullgare kanë zbuluar një sasi prej 436 kg heroine në portin e Burgasit. 
Droga ishte ndarë në 434 pako në një kamion transporti mallrash.

Sipas autoriteteve bullgare, heroina vinte nga Kirgizia, tranzit në Batumi dhe destinohej për në Alexandroupolis në Greqi. Vlera e heroinës së sekuestruar shkon në 38 milionë euro.

“Nuk kemi më asnjë mjet për t’i bërë presion Rusisë”

Postuar në 13 Gusht, 2024 20:39

Ish-ambasadori i Uashingtonit në Moskë, John Sullivan, nuk sheh në horizont asnjë mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit. Në një intervistë për “Foreign Policy”, ai shprehet se Uashingtoni nuk ka mjete efektive për ta bërë Rusinë t’i nënshtrohet vullnetit të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota