1000 rezoluta që nga 1947 dhe Palestina nuk njihet. Abbas: SHBA bën çdo gjë për ta penguar

Postuar në 14 Gusht, 2024 12:51

Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë bërë çdo gjë, kanë nxjerrë të gjitha pengesat e mundshme që Palestina të marrë njohjen ndërkombëtare.

ShBA po bllokon vendimet mbi njohjen ndërkombëtare të Palestinës…duke anashkaluar madje edhe rezolutat e OKB-së

ka thënë ai në një intervistë për zv.drejtorin e agjencisë ruse të lajmeve, "TASS". Duke kujtuar faktin se që nga viti 1947, OKB-ja ka miratua 1000 rezoluta për Palestinën, Abbas, që ndodhet në një vizitë në Moskë, ka shtuar:

Rreth 750 rezoluta nga Asambleja e Përgjithshme dhe rreth 80 nga Këshilli i Sigurimit, ndërkohë që ka rezoluta nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut e kështu me radhë. Pyeta në Këshillin e Sigurimit: Jeni autoriteti më i lartë në botë. Por nëse nuk zbatoni vendimet tuaja, kujt tjetër mund t’i drejtohem: Parajsës?

Deklarimet e Abbas vijnë nga Rusia dhe në një farë mënyre paralajmërojnë zhvendosjen e palestinezëve drejt një poli të ri për zgjidhjen e çështjes së tyre. Nuk është e qartë se çfarë ofron aktualisht Autoriteti Palestinez për Moskën, por është përherë e më shumë e qartë se Izraeli mund të kuptojë dhe pranojë diçka, vetëm nëse konflikti përshkallëzohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.