Blloku Bota

Djordjeviç: Rio Tinto dhe tabloidët nuk diskreditojnë dot punën tonë për pasojat e minierës së litiumit

Postuar në 23 Gusht, 2024 13:11

Një ditë pasi në mediat serbe u publikua lajmi se “Rio Tinto”, kompania që ka marrë koncesionin e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, kishte kërkuar tërheqjen e një artikulli të shkencëtarëve serbë nga revista “Nature”, është prononcuar edhe autorja kryesore, Dragana Djordjeviç. Sipas saj kërkimet e bëra prej ekipit serb përfshijnë studim në terren dhe ka kaluar disa redaktime.

Rusia propozon rezolutë të re për Gazan. "S'ka paqe me politikën që i përshtatet vetëm Izraelit"

Postuar në 23 Gusht, 2024 12:56

Rusia ka propozuar së fundmi një rezolutë të re në OKB që sipas saj do të ndalojë dhunën në Gaza. Dokumenti titullohet formalisht mbi rregullimet në Lindjen e Mesme dhe është njoftuar nga zv.shefi i misionit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.

Në Afganistan nis të lulëzojë turizmi

Postuar në 22 Gusht, 2024 22:14

Në Afganistan, qeveria talebane i ka kthyer sytë nga turizmi. Shifrat tregojnë një rritje të vazhdueshme të turizmit përgjatë tre viteve të fundit, megjithatë ato mbeten ende modeste.

Vizitorë nga e gjithë bota kanë nisur të shijojnë nga afër peizazhin skenik dhe historinë e lashtë të Afganistanit. Shumë prej tyre zgjedhin të zhyten në liqenet bruz të Parkut Kombëtar Band-e-Amir, ndërsa të tjerë eksplorojnë artin budist dhe rrënojat në Bamiyan apo bëjnë pazar në pazaret e zhurmshme të Kabulit.

"Rio Tinto" kërkon tërheqjen nga "Nature" të një studimi serb për minierën e litiumit në Jadar

Postuar në 22 Gusht, 2024 12:45

Kompania britanike “Rio Tinto” që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, ka kërkuar tërheqjen e një studimi të Dragana Djordjeviç dhe ekipit të saj nga publikimi në revistën “Nature”.

Brnabiç: Serbisë nuk i vjen më si Vuçiç në 300 vjet

Postuar në 21 Gusht, 2024 14:52

Ka çdo vend idhujtarët e vet të liderit. Në Shqipëri kemi parë përpjekje të dëshpëruara për të krahasuar drejtues të tanishëm politikë me Skënderbeun, që është idealisht norma e heroit në kokën e një shqiptari.

Ana Brnabiç, kryetare e Parlamentit të Serbisë, ka deklaruar se ajo shpreson se Aleksander Vuçiç nuk do të largohet nga politika në vitin 2027, pasi:

Nuk do të ketë më kush të mendojë për Serbinë gjithë kohës

Më tej ajo ka cilësuar se:

Serbisë nuk i vjen më si ai për 300 vjet

Shefi i CIA-s Burns, vizitë në Sarajevë. Raportime edhe për një qëndirm në Beograd

Postuar në 21 Gusht, 2024 00:06

Mediat raportojnë për një vizitë të zhvilluar sot më 20 gusht në Bosnje-Hercegovinë të shefit të shërbimit inteligjent amerikan, CIA, William Burns. 

Sipas Radio Evropa e Lirë, Burns ka qenë në Sarajevë për të "diskutuar deklaratat separatiste të Milorad Dodik", president i Republikës Srpska. 

Jamie Shea: Shumë shpejt do të shohim një Mitrovicë të bashkuar

Postuar në 20 Gusht, 2024 23:51

Ish-zëdhënësi i NATO-s, britaniku Jamie Shea, shprehet në një intervistë për "Koha Ditore" se koha do sjellë së afërmi bashkimin e Mitrovicës. 

...duhet të krijohen rrethana ndërkombëtare të stabilitetit atje për të lëvizur përpara. Tani, nuk e ndaj mendimin fatalist se për shkak se ajo urë ka qenë e mbyllur për një çerekshekulli do të mbetet përjetësisht e mbyllur.

Perëndimi nuk di çfarë të bëjë me "suksesin" ukrainas në front

Postuar në 20 Gusht, 2024 14:54

Inkursioni ukrainas në Rusi e ka bërë edhe më të paqartë të ardhmen e luftës. Ndonëse ka rezultuar me një sukses të papritur në kapjen e një territori rus më të madh sesa territori ukrainas i kapur nga rusët në një vit, goditja e bërë në thellësi të hapësirës ruse nuk ka sjellë atë që pritej. E që është detyrimi i rusëve të tërheqin forcat nga Donbasi ku në fakt ata po përparojnë.

Nga 10 nëntori kontrolle biometrike në vend të pasaportave për hyrjet në Shengen

Postuar në 20 Gusht, 2024 13:59

Me sistemin e ri të hyrje/daljes (EES) i planifikuar të nisë zyrtarisht më 10 nëntor 2024, Europa do të vendosë "sistemin më modern të menaxhimit të kufijve dixhital në botë”, sipas Komisioneres Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson.

"Transportuesit, operatorët, stacionet e trenave, aeroportet, të gjithë po përgatiten për ditën e madhe," tha Johannsen nga Estonia.

Ukraina të dëmshpërblejë Gjermaninë për dëmin në Nord Stream

Postuar në 20 Gusht, 2024 13:09

E djathta në Gjermani kërkon dëmshpërblim nga Ukraina për shkatërrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream. Deputetja e Bundestagut, Alice Weidel, nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbëngul që Kievi duhet të paguajë kompensim për dëmin e bërë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota