Shefi i CIA-s Burns, vizitë në Sarajevë. Raportime edhe për një qëndirm në Beograd
Mediat raportojnë për një vizitë të zhvilluar sot më 20 gusht në Bosnje-Hercegovinë të shefit të shërbimit inteligjent amerikan, CIA, William Burns.
Sipas Radio Evropa e Lirë, Burns ka qenë në Sarajevë për të "diskutuar deklaratat separatiste të Milorad Dodik", president i Republikës Srpska.
Burns që udhëtonte nga një mision diplomatik në Izrael, ka zhvilluar takime me pjesëtarë të presidencës, të komunitetit të shërbimeve sekrete dhe ministrin e Jashtëm
shkruan REL.
Lajmi është komfirmuar edhe nga shefi i shërbimeve boshnjake, Almir Dzuvo, ndërkohë që në mediat sociale kq qarkulluar edhe lajmi se Burns pas Sarajevës i është drejtuar Beogradit.
Add new comment