Blloku Bota
Protesta masive në Izrael, presion Netanjahut për marrëveshjen e pengjeve
Rreth 750000 izraelitë dolën në rrugë për t’i kërkuar kryeministrit izraelit arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza. Kjo është një nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në Tel Aviv, dhe vjen një javë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte nxjerrë trupat e gjashtë robërve nga një tunel në Gazën jugore.
Organizatorët thonë se 500 000 izraelitë morën pjesë në mitingjet në Tel Aviv dhe 250 000 të tjerë iu bashkuan tubimeve në qytetet e tjera të vendit.
Shpërthimi në Nord Stream 1, Gjermania akuzon Poloninë se sabotoi hetimet dhe fshehu autorët
Tashmë është gati e konfirmuar zyrtarisht se sabotimi i një pjre katër degëve të Nord Stream 1 në detin Balltik ishte punë e ukrainasve. Që raportohet se nuk informuan mbi aksionin që mori vëmendje globale, as partnerët e tyre amerikanë. Për mediat gjermane dhe palën gjermane në tërësi ka një emër konkret në drejtimin e operacionit: Volodymyr Z…që ka jetuar deri së fundmi në Vrashavë. V.Z mendohet se e kreu aktin në bashkëpunim me pesë ukrainas të tjerë, por arriti të arratisej në Ukrainë përpara sesa të arrestohej.
Perëndimi po humbet Ballkanin duke u marrë gjithë kohës me Serbinë
Ekziston një shprehje në SHBA, që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë. Vuçiç nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të, sesa duke promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor
Tymuesja e radhës nga Lajçak: Letra e Brnabiç është tërhequr
Mirosalv Lajçka ka qëndruar edhe një herë në krah të Serbisë, teksa ka njoftuar se letra e kryeparlamentares serbe Ana Brnabiç, për rezervat ndaj Marrëveshjes së Ohrit, është tërhequr. Reagimi i Lajçak erdhi një ditë pas denoncimit publik të ministers së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që e cilësoi alarmanete tërheqjen e Serbisë nga Marrëveshja.
Letra është tërhequr. Ka deklarata aty-këtu që nuk ndihmojnë por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e vet. Është bërë pjesë e shtegut europian si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë
Andriy Sybiha, ministri i ri i Jashtëm i Ukrainës
Andriy Sybiha është zgjedhur ministër i Jashtëm i Ukrainës. Propozimi iu bë Parlamentit nga presidenti Volodymyr Zelenskiy, që ka ndërmarrë një riformatim masiv të qeverisë.
Sybiha pason në detyrë Dmitry Kuleban. Ai ka lindur në vitin 1975, është diplomuar për anglisht dhe jurisprudencë nga universiteti i Lviv dhe ka mbajtur disa detyra në administratën e Ministrisë së Jashtme, sikurse ka qenë edhe ambasador në Turqi. Deri para zgjedhjes në krye të Ministrisë së Jashtme, ai mbante detyrën e zv.ministrit të Parë të Jashtëm.
Europa dhe SHBA firmosin traktatin e parë për inteligjencën artificiale
BE, Britania e Madhe, SHBA dhe Izraeli kanë nënshkruar traktatin e parë në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në teknologjinë e AI.
Konventa Kuadër për inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit u miratua në maj nga Këshilli i Evropës, organi i bllokut për të drejtat e njeriut.
Por pas vitesh negociatash dhe presioni nga vende si SHBA që morën pjesë në proces, sektori privat është përjashtuar nga Traktati, duke lënë objekt të ligjit kryesisht sektorin publik dhe kontraktorët e tij.
Lufta psikologjike e Putinit në Europë, FBI zbulon planin
Një plan i mirëfilltë rus për të ndikuar opinionin publik në Europë është zbuluar së fundmi. Qëllimi i fushatës së Kremlinit në Evropë ishte të mbillte përçarje, të diskreditonte Amerikën dhe të minonte mbështetjen për Ukrainën, sipas disa dokumenteve, memorandumeve dhe regjistrimeve audio, të cilat FBI i ka paraqitur së fundmi në gjykatë.
Plani është zbuluar në kuadër të një hetimi që çoi në sekuestrimin e 30 domeineve, të cilat dyshohet se lidhen me një tjetër fushatë ruse: atë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Vuçiç refuzon ftesën e Putin për samitin e BRICS në tetor
Serbia ka refuzuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në tetor. Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se nuk do të jetë në samit pasi “ka shumë vizita të rëndësishme”.
Falenderoj njerëzit në BRICS për ftesën si dhe presidentin Putin. Kemi edhe New Yorkun dhe e di tani që do të kem bisedime me të paktën gjashtë president dhe të paktën 7-8 kryeministra në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Michel Barnier caktohet kryeministër i ri i Francës
Michel Barnier do të jetë kryeministër i ri i Francës. Ish-kryenegociatori kryesor i BREXIT, u zgjodh nga presidenti Macron si emri i ri për të drejtuar qeverinë, pas një krize të rëndë politike që u gjenerua nga zgjedhjet e parakohshme.
Kjo përzgjedhje vjen pas një cikli të paprecedent konsultimesh dhe në zbatim të detyrës së vet kushtetuese, presidenti u sigurua që kryeministri dhe qeveria e tij të kenë kushtet sa më të qëndrueshme të mundshme
Vulin i jep sigurime Putinit: Nuk do të lejojmë përkeqësimin e marrëdhënieve vëllazërore me Rusinë
Zëvendëskryeministri serb, Aleksander Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet vëllazërore me Rusinë të përkeqësohen. Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, Vulin, një njeri i njohur për afilacionet e tij me Moskën, ndër të tjera ka thënë se:
Të jini i sigurtë se populli serb, i udhëhequr nga presidenti Vuçiç, nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet tona vëllazërore, marrëdhënie të partneritetit strategjik, të përkeqësohen