Shpërthimi në Nord Stream 1, Gjermania akuzon Poloninë se sabotoi hetimet dhe fshehu autorët

Postuar në 07 Shtator, 2024 18:55

Tashmë është gati e konfirmuar zyrtarisht se sabotimi i një pjre katër degëve të Nord Stream 1 në detin Balltik ishte punë e ukrainasve. Që raportohet se nuk informuan mbi aksionin që mori vëmendje globale, as partnerët e tyre amerikanë. Për mediat gjermane dhe palën gjermane në tërësi ka një emër konkret në drejtimin e operacionit: Volodymyr Z…që ka jetuar deri së fundmi në Vrashavë. V.Z mendohet se e kreu aktin në bashkëpunim me pesë ukrainas të tjerë, por arriti të arratisej në Ukrainë përpara sesa të arrestohej.

Kjo çështje po kthehet në një problem në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Polonisë, pasi hetuesit gjermanë akuzojnë palën polake që nuk ekzekutoi urdhër-arrestin europian për përsonat në fjalë.

Gazeta “Welt Am Sontag” citon një prej hetuesve që akuzon Poloninë për sabotim. Dhe kjo sepse vetë qeveria polake ishte e përfshirë në ngjarje. Akuza vjen nga ish-kreu i shërbimeve gjermane, August Hanning, që shton se Volodymyr Zelenskiy dhe Andrzej Duda kanë patur dijeni për sulmin.

Aksioni u krye nga një ekip që lëvizi me jahtin “Andromeda” dhe vendosja e eksplozivëve kërkonte stërvitje paraprake. Pala gjermane po ashtu akuzon Poloninë se nuk dorëzon videot nga bregdei në Kolobrzeg. Pala gjermane po ashtu mbron pikëpamjen se sabotimi nuk ishte punë e rusëve, por se operacionin teknikisht e urdhëroi ish-kreu I Shtabit të Forcave ukrainase, Valery Zaluzhny.

Çështja ka implikime sepse evidenton një rol aktiv operacional të Polonisë që është anëtare e NATO-s, duke tentuar të drejtojë politikën e Perëndimit drejt përplasjes me Rusinë.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Gjermanet jane me te humburit nga konflikti Rusi-ukraine. Si pasoje e kryesimit te politikave pro ukrainase, u detyrua te shtrenjtoje jetesen e popullit te vet me shume se 35% per 2 vjet, u detyrua te alokoje me shume se 100 miliarde ne shpenzime ushtarake, e u detyrua ti prishe marredheniet afatgjata me Rusine. Tani del qe qenkan kapur per hunde edhe nga polaket, qe mes te tjerave u kane kerkuar edhe reparacione.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.