Blloku Bota

Problemi "Papandreu" në politikën e jashtme të Greqisë

Postuar në 23 Shtator, 2024 15:51

Në një shkrim të sotmin në “Kathimerini” historiai grek Kostas Kostis shkruan për marrdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, në mënyrën sesi ato përthyen në politikën e brendshem të Greqisë. E thënë thjesht: sesi nevojat politike dhe populizmi deformojnë edhe politikën e jashtme të një vendi që vjen e merr karakterin e retorikës ultimative.

Scholz mbijeton, fiton në Brandenburg

Postuar në 23 Shtator, 2024 04:32

Megjithë problemet, socialdemokratët e Olaf Scholz kanë dalë të parët në zgjedhjet rajonale në Brandenburg.

Kancelari gjerman mbijeton kështu një testi që kiahte pritmëri politike dhe që mund ta çonte atë në situatën e presidëntit francez, Emmanuel Macron. 

Në vend të dytë erdhi AfD etë djathtës ekstreme me 29,.2% pas SPD-së me 30.9% dhe në vend të tretë një parti e re e të majtas, me 13.5%. 

Serbia ta shpallë Kosovën pjesë të pushtuar të territorit të vet

Postuar në 22 Shtator, 2024 13:00

Zëvendës kryetari i Partisë së e Demokratike të Serbisë, Predrag Marseniç ka deklaruar se e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës është deklarimi i saj si territori pushtuar.

Për ne, marrëveshja franko-gjermane dhe aneksi i Ohrit janë nul dhe nuk mund të prodhojnë pasoja legale. Ndaj duhen refuzuar tërësisht. Duke konsideruar dhunimin e rezolutës 1244 të OKB-së, Serbia duhet të deklarojë pushtimin e një pjese të territorit të vet duke dëshmuar kështu se nuk do të ndalojë asnjëherë së luftuari për mbrojtjen e integritetit territorial

Video/Pritje shumë e veçantë për presidenten e Kosovës në West Point të SHBA

Postuar në 21 Shtator, 2024 17:51

Thirrjet "Kosova-Kosova" kanë shoqëruar vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Akademinë ushtarake të SHBA, West Point. 

I gatshëm të takohem me Assadin

Postuar në 21 Shtator, 2024 15:00

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologun sirian, Bashar Al-Assad, përpara se të udhëtojë në OKB.

Ne kemi thënë se do të donim një takim me presidentin sirian Assad, për të normalizuar marrëdhënit mes Turqisë dhe Sirisë. Tani po presim ng apala tjetër për përgjigje

citohet Erdogan.  

Fizikanët rusë përjashtohen nga CERN

Postuar në 20 Shtator, 2024 19:11

Laboratori evropian i fizikës së grimcave CERN do të përjashtojë qindra shkencëtarë që janë të lidhur me institucionet ruse nga fillimi i dhjetorit të këtij viti, raporton revista Nature.

Nga 1 dhjetori, shkencëtarëve që kanë lidhje me Rusinë do t’u hiqet aksesi në faqen e CERN-it dhe duhet të dorëzojnë çdo leje qëndrimi franceze ose zvicerane që kanë.

Polonia propozon mandat të OKB-së për Krimenë dhe përsëritje të referendumit. Peskov: Absurde!

Postuar në 20 Shtator, 2024 16:35

Polonia ka propozuar së fundmi që Krimea të vendoset nën mandatin e OKB-së dhe në këtë kuadër ajo sugjeron që të zhvillohet një referendum i dytë. Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, e cilëson këtë propozim si absurd.

Ne mendojmë se është më tepër një deklaratë absurd. Territori rus dhe rajonet ruse nuk mund të jenë subjekt I ndonjë diskutimi apo transferimi gjetkë

ka thënë ai.

“Duhet të mbrojmë edhe Arktikun nga NATO”

Postuar në 20 Shtator, 2024 13:06

Rusia do të mbrojë interesat e saj në Arktik kundër ambicieve ekspansioniste të NATO-s që shtrihen shumë përtej Evropës dhe Atlantikut.

Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se ndërsa të gjithë anëtarët e Këshillit Arktik pretendojnë se nuk ka asnjë problem të vetëm në rajon që do të kërkonte një prani ushtarake atje, në realitet situata është ndryshe.

Juda në borderonë e Aleksandrit

Postuar në 19 Shtator, 2024 16:33

Ambasadorizmat kanë depërtuar edhe në Serbi. Një vend që pretendon se sublimon sovranitetin, i duhet tani të merret me ndërhyrjet e ambasadorit amerikan Chris Hill, një burokrat që i ngjan përherë e më shumë një lobisti. Pak kohë më parë, Hill deklaronte se protestuesit kundër minierës së litiumit në Jadar synojnë ta largojnë Serbinë nga Perëndimi. Një shërbim ky i mirë për presidentin Aleksander Vuçiç, që vetë thotë se protestuesit janë të vënë nga Perëndimi.

Stoltenberg: 2%-shi nuk mjafton më

Postuar në 19 Shtator, 2024 13:14

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij të fundit si numri një i Aleancës, në Fondin Marshall Gjerman në Bruksel, kërkoi rritjen e kontributit të shteteve anëtare në NATO.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota