Serbia ta shpallë Kosovën pjesë të pushtuar të territorit të vet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/09/1726140846-Predrag-Marsenic1-750x422_2024_09_22_13.jpg?itok=mRApap2D)
Zëvendës kryetari i Partisë së e Demokratike të Serbisë, Predrag Marseniç ka deklaruar se e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës është deklarimi i saj si territori pushtuar.
Për ne, marrëveshja franko-gjermane dhe aneksi i Ohrit janë nul dhe nuk mund të prodhojnë pasoja legale. Ndaj duhen refuzuar tërësisht. Duke konsideruar dhunimin e rezolutës 1244 të OKB-së, Serbia duhet të deklarojë pushtimin e një pjese të territorit të vet duke dëshmuar kështu se nuk do të ndalojë asnjëherë së luftuari për mbrojtjen e integritetit territorial
është shprehur ai në një intervistë për gazetën “Nova”.
Sipas tij edhe prezantimi në Serbi I shërbimit të detyrueshëm ushtarak është një politikë diversive për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i saj, sidomos në Kosovë.
Partia Demokracia e Re e Serbisë është themeluar nga Vojisllav Koshtunica.
Add new comment