Blloku Bota
Trupat izraelite hyjnë në Liban, shënjestra e vërtetë mbetet Irani
Izraeli ka nisur në Liban atë që e quajti ofensivë tokësore e kufizuar. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e "sulmeve tokësore të lokalizuara dhe të shënjestruara bazuar në inteligjencën e saktë kundër objektivave dhe infrastrukturës terroriste të Hezbollahut" në fshatrat afër kufirit Izrael-Liban.
Netanyahu premton rrëzimin e pushtetit në Iran
Sulmi tokësor i izraelit ndaj Hezbollahut në Liban duket se ka nisur në formën e operaconeve të rikonjicionit dhe neutralizimit të bazave operative të grupit shiit. Mediat raportojnë për hyrje të ushtarëve izraelitë në tunelet e Hezbollahut në jug të Libanit, shenjë kjo e përgatitjes për sulmin qendror. Tunelet janë ndërtuar afër Linjës Blu që ndan të dyja vendet.
Putin mobilizon 130 mijë trupa të reja për fushatën e vjeshtës
Presidenti rus, Vladimir Putin ka dekretuar mobilizimin e 130 mijë trupave të reja në fushatën e vjeshtës. Mosha e mobilizimit është 18-30 vjeç dhe nuk bëhet fjalë për rezervistët. Me dekretin vjen edhe çmonilizimi i atyre që kanë përmbushur termat e detyrimit ushtarak.
Numri i trupave ka qenë një ndër problemet kryesore për Rusinë në mes të konfliktit me Ukrainën, por duket se kjo pengesë është tejkaluar tashmë.
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri
Partia e Lirisë (FPÖ) e ekstremit të djathtë të Austrisë siguroi fitoren në zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë në historinë e saj me 29% të votave në zgjedhjet e së dielës (29 shtator), duke paralajmëruar një "epokë të re" për Austrinë.
Rreth 78% e elektoratit të Austrisë votuan duke nxjerrë fituese FPÖ, e ndjekur me dy pikë më pas nga partia e kancelarit Karl Nehammer. Edhe pse fitorja është e qartë, FPÖ nuk mund të qeverisë pa koalicion.
Kjo fitore nënkupton hapjen e një dere për një "epokë të re", tha Herbert Kickl, lideri i FPÖ.
Turqia drejt BRICS
Turqia ka paralajmëruar se do të bëhet pjesë e organizatës BRICS, të cilën e ka argumentuar me pozicionin e vet srategjik. Kreu i Parlamentit Numan Kurtulums ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse, “TASS” ai ka theksuar se pjesëmarrja turke në BRICS, duhet parë si mundësi komunikimi.
Mediat amerikane: Izraeli mund të pushtojë Libanin
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) planifikojnë të hyjnë së shpejti në Libanin jugor, raportoi të shtunën ABC News, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar amerikan. Media amerikane e përshkroi operacionin e supozuar si "shumë të kufizuar", por dha pak detaje rreth natyrës së tij ose kur mund të fillonte.
Serbët e Kosovës synojnë krijimin e një alternative politike ndaj Listës Srpska
Opozita serbe e drejtuar nga Dragan Djilas, kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve të Kosovës në qendër të të cilit ka qenë mbijetesa e tyre si komunitet.
Pa ta lufta do të humbiste kuptimin
është shprehur Djilas.
Ai ka propozuar disa masa si shtim investimesh në prodhimin lokal dhe fuqizim i universitetit të Mitrovicës.
Hashem Safieddine, pasuesi i mundshëm i Nasrallahut në krye të Hezbollahut
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit të premten ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.
Grupi terrorist i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili e udhëhoqi atë për 32 vjet, mbeti i vrarë në sulmin e së premtes. Kjo është goditja më e rëndë për grupin në historinë e tij 42-vjeçare.
Netanyahu kërkon luftë globale ndaj Iranit
Beniamin Netanyahu e ka bërë të qartë tashmë para të gjithë botës se lufta e tij në Gaza dhe në Liban do të synojë si qëllim final rrëzimin e regjimit iranian të ajatollahëve. Ai ka paraqitur dy harta para përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së: njëra që lidh Mesdheun me Oqeanin Indian përmes hekurudhave dhe fibrave optike, si pjesë e aleancave të Izraelit me vendet arabe, tjetra një kryeurë iraniane e tensioneve dhe e fragmentarizimit territorial. Netanyahu ka deklaruar se projekti i parë lidh dhe zhvillon 2 miliarsë njerëz. I dyti sjell mjerim dhe shkatërrim.
Simboli iku, legjenda lindi
Lëviza Shiite Hezbollah ka konfirmuar vrasjen e liderit të vet, Hassan Nasrallah dhe të disa komandantëve të tjerë si pasojë e një sulmi izraelit. Lidhur me këtë ngjarje, pala libaneze ka bërë të qartë se do të vazhdojë politikën e qëndresës. Mediat në Izrael sjellin në vëmendje një mesazh ngushëllimi të Sleiman Frangieh, lideri i partisë kristiane libaneze, "Marada", që është edhe kandidati i Hezbollahut për President të vendit.
Simboli iku, legjenda lindi, rezistenca vazhdon
citohet të jetë shprehur Frangieh.