Simboli iku, legjenda lindi

Postuar në 28 Shtator, 2024 15:20

Lëviza Shiite Hezbollah ka konfirmuar vrasjen e liderit të vet, Hassan Nasrallah dhe të disa komandantëve të tjerë si pasojë e një sulmi izraelit. Lidhur me këtë ngjarje, pala libaneze ka bërë të qartë se do të vazhdojë politikën e qëndresës. Mediat në Izrael sjellin në vëmendje një mesazh ngushëllimi të Sleiman Frangieh, lideri i partisë kristiane libaneze, "Marada", që është edhe kandidati i Hezbollahut për President të vendit.

Simboli iku, legjenda lindi, rezistenca vazhdon

citohet të jetë shprehur Frangieh.

Kushtetuta libaneze sanksionon se presidenti duhet të jetë një kristian maronit. Dhe Frangieh është kandidati i Hezbollahut. Ngushëllime ka përcjellë edhe lideri i Partisë Progresive Socialiste, Walid Jumblatt, që i përket komunitetit të druzhëve me tetë vende në Parlament.

Hassan Nasrallah i është bashkuar karvanit të gjatë të martirëve në rrugën për në Palestinë

shkruan ai.

Kështu klima e pas vrasjes është vetëm urrejtja për Izraelin, çka minon në çdo pikëpamje mundësinë e një paqeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.