Netanyahu premton rrëzimin e pushtetit në Iran

Postuar në 30 Shtator, 2024 16:45

Sulmi tokësor i izraelit ndaj Hezbollahut në Liban duket se ka nisur në formën e operaconeve të rikonjicionit dhe neutralizimit të bazave operative të grupit shiit. Mediat raportojnë për hyrje të ushtarëve izraelitë në tunelet e Hezbollahut në jug të Libanit, shenjë kjo e përgatitjes për sulmin qendror. Tunelet janë ndërtuar afër Linjës Blu që ndan të dyja vendet.

Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se sulmi tokësor mund të nisë këtë javë. Nga sulmet izrelite në Liban kanë vdekur 700 njerëz ndërkohë që ministri i Mbrojtjes Yaov Gallant ka deklaruar se:

Eliminimi i Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është çdo gjë

Nga ana e tij kryeministri Netanyahu ka deklaruar se populli iranian do të shpëtojë nga “fanatikët teokratë” më shpejt sesa mendon. Një shenjë e qartë se Izraeli planifikon goditjen  e pushtetit iranian në drejtime ende të panjohura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.