Europa dhe SHBA firmosin traktatin e parë për inteligjencën artificiale

Postuar në 06 Shtator, 2024 13:11

BE, Britania e Madhe, SHBA dhe Izraeli kanë nënshkruar traktatin e parë në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në teknologjinë e AI.

Konventa Kuadër për inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit u miratua në maj nga Këshilli i Evropës, organi i bllokut për të drejtat e njeriut.

Por pas vitesh negociatash dhe presioni nga vende si SHBA që morën pjesë në proces, sektori privat është përjashtuar nga Traktati, duke lënë objekt të ligjit kryesisht sektorin publik dhe kontraktorët e tij.

Traktati është nënshkruar edhe nga Andorra, Gjeorgjia, Islanda, Moldavia, Norvegjia dhe San Marino, raporton Politico.

Ai është hartuar në mënyrë të tillë që të mos bjerë ndesh me Aktin e AI, rregulloren historike të BE-së mbi teknologjinë.

Në negociata u diskutua edhe për interesat e sigurisë kombëtare.

Firmëtarët do të diskutojnë dhe bien dakord për një metodologji jodetyruese se si të kryhet vlerësimi i ndikimit të sistemeve të AI mbi të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, në të cilat shtetet e BE-së ka të ngjarë të mos marrin pjesë duke qenë se po zbatojnë Aktin e AI.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.