Michel Barnier caktohet kryeministër i ri i Francës

Postuar në 05 Shtator, 2024 16:30

Michel Barnier do të jetë kryeministër i ri i Francës. Ish-kryenegociatori kryesor i BREXIT, u zgjodh nga presidenti Macron si emri i ri për të drejtuar qeverinë, pas një krize të rëndë politike që u gjenerua nga zgjedhjet e parakohshme.

Kjo përzgjedhje vjen pas një cikli të paprecedent konsultimesh dhe në zbatim të detyrës së vet kushtetuese, presidenti u sigurua që kryeministri dhe qeveria e tij të kenë kushtet sa më të qëndrueshme të mundshme

citohet një deklaratë e presidencës franceze.

Barnier ka qenë katër herë ministër, dy herë komisioner i BE-së dhe në krye të negociatave për BREXIT në vitin 2016. Ai i përket krahut konservator nga partia “Republikanët”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.