Tymuesja e radhës nga Lajçak: Letra e Brnabiç është tërhequr

Postuar në 07 Shtator, 2024 17:02

Mirosalv Lajçka ka qëndruar edhe një herë në krah të Serbisë, teksa ka njoftuar se letra e kryeparlamentares serbe Ana Brnabiç, për rezervat ndaj Marrëveshjes së Ohrit, është tërhequr. Reagimi i Lajçak erdhi një ditë pas denoncimit publik të ministers së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që e cilësoi alarmanete tërheqjen e Serbisë nga Marrëveshja.

Letra është tërhequr. Ka deklarata aty-këtu që nuk ndihmojnë por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e vet. Është bërë pjesë e shtegut europian si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë

citohet ai.

Letra në fjala u dorëzua nga Brnabiç në vitin 2022 dhe vinte në dukje qëndrimin e Beogradit që çdo marrëveshje nuk mund të implikojë pavarësinë e Kosovës, njohjen e saj dhe konsensusin e Serbisë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kushtëzoi zbatimin e planit të BE-së për zbatimin e Marrëvesjes së Ohtit me tërheqjen e letrës, duke nënkuptuar se kështu Serbia hiqte dorë nga kundërshtimi definitive për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deklarimi i Lajçak megjithatë nuk ofron asnjë siguri, sa kohë vetë qeveria serbe nuk ka një qëndrim për këtë. Ministrja Gërvalla ka folur për një tërheqje të pjesshme, duke nënivizuar se Serbia po minon marrëveshjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.