Djordjeviç: Rio Tinto dhe tabloidët nuk diskreditojnë dot punën tonë për pasojat e minierës së litiumit
Një ditë pasi në mediat serbe u publikua lajmi se “Rio Tinto”, kompania që ka marrë koncesionin e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, kishte kërkuar tërheqjen e një artikulli të shkencëtarëve serbë nga revista “Nature”, është prononcuar edhe autorja kryesore, Dragana Djordjeviç. Sipas saj kërkimet e bëra prej ekipit serb përfshijnë studim në terren dhe ka kaluar disa redaktime.
Duhet diçka më shumë sesa disa artikuj tabloidësh dhe ndonjë postim në mediat sociale nga Rio Tinto dhe profesorët që mbështesin këtë kërkesë që të diskreditojë gjetjet tona
ka thënë ajo.
Djordjeviç, që mban gradën Doktor Shkencash në kimi, ka shtuar se mbetet e hapur për diskutim mes kolegësh dhe kritikë që është standardi për çdo kërkim. Por në këtë rast nuk bëhet fjalë për debat shkencor, por për përdorim të mediave për minimin e punës së tyre.
Add new comment