dragana djordjevic
Djordjeviç: Rio Tinto dhe tabloidët nuk diskreditojnë dot punën tonë për pasojat e minierës së litiumit
Një ditë pasi në mediat serbe u publikua lajmi se “Rio Tinto”, kompania që ka marrë koncesionin e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, kishte kërkuar tërheqjen e një artikulli të shkencëtarëve serbë nga revista “Nature”, është prononcuar edhe autorja kryesore, Dragana Djordjeviç. Sipas saj kërkimet e bëra prej ekipit serb përfshijnë studim në terren dhe ka kaluar disa redaktime.
"Rio Tinto" kërkon tërheqjen nga "Nature" të një studimi serb për minierën e litiumit në Jadar
Kompania britanike “Rio Tinto” që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, ka kërkuar tërheqjen e një studimi të Dragana Djordjeviç dhe ekipit të saj nga publikimi në revistën “Nature”.