Jamie Shea: Shumë shpejt do të shohim një Mitrovicë të bashkuar

Postuar në 20 Gusht, 2024 23:51

Ish-zëdhënësi i NATO-s, britaniku Jamie Shea, shprehet në një intervistë për "Koha Ditore" se koha do sjellë së afërmi bashkimin e Mitrovicës. 

...duhet të krijohen rrethana ndërkombëtare të stabilitetit atje për të lëvizur përpara. Tani, nuk e ndaj mendimin fatalist se për shkak se ajo urë ka qenë e mbyllur për një çerekshekulli do të mbetet përjetësisht e mbyllur.

Kështu thoshim edhe për urat mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore gjatë luftës së ftohtë, por ato ura janë të hapura sot dhe me një Gjermani të Bashkuar e që jam i sigurt se jo shumë gjatë nga tash do të shohim një Mitrovicë të bashkuar. Por në politikë, sikurse në jetë, koha është gjithçka

ka thënë ai. 

Shea ka shprehur bindjen se pas ngjarjeve të vitit të fundit, Albin Kurti do të bashkëpunojë më mirë me partnerët, interesi i të cilëve siç tha ai është "që të ruajmë paqen sa te mundemi". 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.