Blloku Bota
Njeriu që mund të nxjerrë nga loja Zelensky-n
Ish-ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, shihet nga SHBA-të si një zëvendësues i mundshëm i presidentit Vladimir Zelensky. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) thotë se Avakov është figurë e pranueshme për demokratët dhe republikanët, në radhët e të cilëve ka shumë pakënaqësi me presidentin Zelensky.
Rusia: IAEA të adresojë sulmin mbi centralin bërthamor në Zhaporizhia
Rusia i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të adresojë çështjen e sulmit mbi centralin bërthamor në Zhaporizhias. Në një deklaratë, drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, Alexey Likhachev, e cilësoi sulm terrorist goditjen e centralit nga forcat ukrainase dhe i kërkoi IAEA-s të shkojë përtej deklaratës së thjeshtë me të cilën e dënoi ngjarjen.
Miti i lobit grek që ndikon në SHBA
Në një shënim të sotmin në “Kathimerini”, drejtuesi i kësaj gazete, Alexis Papachelas, merr në shqyrtim ndikimin që ka lobi izraelit në SHBA. Një grupim organizatash që arrin të ndikojë dhe madje diktojë deri diku politikën amerikane në Lindjen e Mesme.
Kthesa e Zvicrës: neutrale por në marrëveshje me NATO-n
Zvicra duket se do të braktisë neutralitetin, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit me NATO-n. Kjo kthesë është lëvizja që propozohet nga një grup ekspertësh, të konsultuar nga presidentja zvicerane, Viola Amherd.
Një raport i hartuar nga një komision ekspertësh, të cilit i referohet gazeta Blick, dhe do t'i paraqitet me 29 gusht Departamentit Federal të Mbrojtjes, flet për "impulse për politikën e sigurisë në vitet e ardhshme".
Sulmi i 7 tetorit rriti varësinë e izraelitëve nga droga
Në Izrael, rastet e abuzimit me drogën janë përkeqësuar që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Ekspertët e shëndetit flasin për rritje edhe të konsumit të alkoolit dhe varësive të tjera.
AFB citon një 19-vjeçar izraelit, i cili thotë se pas nisjes së luftës është bërë i varur.
"Është vetëm një mënyrë për të shpëtuar nga realiteti, e gjithë kjo," thotë ai.
Inkursioni në Kursk, një përpjekje e Ukrainës për të destabilizuar Rusinë
Ukraina ka ndërmarrë një sulm kundër Rusisë, në të cilin janë angazhuar me mijëra trupa. Në ditën e gjashtë të tij, ky sulm, sipas zyrtarëve ukrainas, ka për qëllim të destabilizojë Rusinë duke e goditur në pikat e dobëta.
"Ne jemi në ofensivë. Qëllimi është të zgjerojmë pozicionet e armikut, të shkaktojmë humbje maksimale dhe të destabilizojmë situatën në Rusi pasi ata nuk janë në gjendje të mbrojnë kufirin e tyre," tha një zyrtar i sigurisë ukrainase në kushte anonimiteti.
Konsultime me Kremlinin për situatën në Gaza
Në kulmin e një krize ndërkombëtare dhe humanitare në Gaza, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas, njoftohet se do të vizitojë Rusinë më 12-14 gusht. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori palestinez në Rusi, Abdel Hafiz Nofal, sipas të cilit Abbas do të zhvillojë një takim me homologun rus, Vladimir Putin.
Do të flitet për situatën në Gaza, rreth rolit të Rusisë dhe asaj çfarë mund të bëhet. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë dhe Rusia është një vend i afërt me ne. ne kemi nevojë të konsultohemi
Protesta e Jadarit detyron Vuçiç të zhvillojë mbledhje qeverie për krizën
Protesta e djeshme në Beograd, zhvilluar nga aktivistë të mjedisit kundër minierës së litiumit në Jadar, ka detyruar Presidentin e vendit, Aleksander Vuçiç, të thërresë një mbledhje qeverie mbi krizën.
Në protestë raportohet se morën pjesë rreth 30-40 000 protestues, duke çuar edhe në bllokimin e dy stacioneve treni.
Vuçiç më herët ka deklaruar se protestat për litiumin do të shfrytëzohen për grusht shteti, sipas informacioneve të ardhura zyrtarisht nga Rusia.
Nuk është vetëm Kosova, BE-ja u vetëdiskreditua në Ballkan
Europa duket se po kritikon mbarë botën tashmë për veprime të caktuara. Dhe në parim mund të ketë drejtë. Edhe për Izraelin, edhe për Ukrainën, edhe për Hungarinë, edhe për Kosovën. Problemi është se të paturit të drejtë pa peshë vendimmarrëse kompromenton edhe vetë drejtësinë.
Në rastin e Kosovës, ngjan se BE-ja ka vetëm dy faqe deklaratë që konsistojnë në thelbin e tyre: Kosova të rrijë urtë! Kjo po ndodh edhe tani me cështjen e urës së Ibrit, për të cilën qeveria në Prishtinë ka deklaruar se do ta hapë për automjetet.
Izraeli nuk e do paqen. Do genocidin mbi palestinezët
Kasaphana në Gaza ka vijuar edhe sot me një sulm izraelit në një shkollë ku raportohet se kanë vdekur rreth 100 persona. Izraeli deklaron se shkolla strehonte terroristë, ndërkohë që zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes të Gazas, Mahmud Bassal ka deklaruar se aty qëndronin palestinezë të zhvendosur.