Blloku Bota
Kreu i Autoritetit Palestinez konfirmon vizitën zyrtare në Turqi
Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të vizitojë Turqinë. Lajmi u bë i ditur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan.
Zëdhënësi i AKP-së, Ömer Çelik, tha gjatë një konference për shtyp se Abbas nuk ka përcaktuar datë për shkak të problemeve shëndetësore.
Deklarata erdhi pasi presidenti turk, Rexhep Tajip, u shpreh se priste ndjesën e Abass pasi ai refuzoi një ftesë për të vizituar Turqinë.
Franca mbështet planin e Marokut për Saharanë Perëndimore
Franca ka ndryshuar qasjen në raport me planin e autonomisë së Marokut për Saharanë Perëndimore.
Në një letër drejtuar Mbretit Mohammed VI, Presidenti i Francës Emmanuel Macron e quajti planin që Maroku propozoi në 2007 për t'i ofruar rajonit autonomi të kufizuar nën sovranitetin e tij, "bazën e vetme" për zgjidhjen e konfliktit. Ndryshimi i jep një goditje Frontit Polisario pro-pavarësisë, i cili për dekada ka pretenduar se është përfaqësuesi legjitim i popullit indigjen saharawi.
Marrëveshje koloniale e BE-së për kobaltin e Ruandës
Një marrëveshje e BE-së me Ruandën po nxit krizë në Kongon fqinje. Uria e Evropës për minerale për makinat e saj elektrike dhe mikroçipat po është shtuar edhe më shumë për shkak të garës me Kinën për pasuritë e burimeve të Afrikës Qendrore.
Kongoja lindore, një vend i cili ka njohur një nga krizat më të këqija humanitare në botë, ku janë vrarë 6 milionë njerëz gjatë dekadave të fundit, kufizohet me Ruandën.
Për BE-në, marrëveshja është një mundësi për të fituar akses në elementët që i nevojiten për “objektivat e saj të energjisë së gjelbër dhe të pastër”.
Ekstremi i majtë, pas sabotimit të rrjetit hekurudhor francez
Në sabotimin që iu bë rrjetit hekurudhor SNC në Paris, sulm që përkoi me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore, mund të ketë gisht ekstremi i majtë.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha për France 2 TV se hetimet kanë identifikuar profilet e disa personave.
Vuçiç gjeti derën e interesit dhe bleu. Kaq është demokracia
Çështja “Jadar” në Serbi ilustron me një forcë të re të aktualitetit demokratik se interesi mbetet i pandryshueshëm dhe se negocimi i tij nuk përfill shumë konsideratat e tipit zviceran që “duhet pyetur populli”. Mediat opozitare serbe po bëjnë çmos që të ekspozojnë marrëveshjes serbo-gjermane si një aferë të errët, e cila pavarësisht interesave që çliron është negociuar në kundërshtim me atë që është kriteri i transparencës.
“Hekurudhat franceze u sabotuan nga një dorë e huaj”
Ministri i Brendshëm i Francës nuk e përjashton përfshirjen e një fuqie të huaj në një sulm që sabotoi stacionet e sinjalit dhe kabllot në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të vendit, duke shkaktuar kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.
Sulmet e së premtes dëmtuan infrastrukturën përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje. Një tjetër sulm në linjën Paris-Marsejë dështoi.
Hungaria drejt divorcit me BE-në, Orban: Do e paguajë për luftën në Ukrainë
Duket se divorci i kryeministrit hungarez Victor Orban me ekipin drejtues të Bashkimit Europian po hyn në një fazë politike thuajse pa kthim. Ato që më herët ishin sinjale episodike dhe të izoluara konfrontimi janë tashmë agjendë politike e Orban që nuk e sheh interesin e vendit të tij me një Europë që përjashton e mandej vazhdon një luftë të armatosur me Rusinë.
Britania ndryshon qëndrim, pro urdhrit të arrestit për Netanjahun
Britania e Madhe ka bërë një kthesë 18- gradëshe në lidhje me qëndrimin ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të lëshuar një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Laburistët në pushtet, ndryshe nga qeveria e mëparshme, u tërhoqën nga kundërshtimi i vendimit.
Ligjërisht, ky hap u bë në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e dokumenteve si pjesë e një sfide ligjore kundër ICC, një datë e cila ishte shtyrë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndryshimit të qeverisë në fillim të këtij muaji.
Turizmi, "Lebra akute" përmbyt Santorinin
Santorini bëhet destinacioni europian i radhës që ngre problemin e hiperturizmit. 3.4 milionë turistë vitin e kaluar në një ishull me 15 mijë banorë. Pesë anije të mëdha që ankorojnë në të njëjtën kohë, kanë detyruar autoritetet greke të flasin për vendosjen e kuotave duke nisur që nga viti i ardhshëm.
Protesta serbe kundër litiumit, shpresë për një fitore të vockël demokratike në Ballkan
Duket se opozita serbe ka gjetur një kalë beteje përballë presidentit Aleksander Vuçiç pas humbjes në zgjedhje dhe pasi Bashkimi Europian i mbylli sytë përpara kërkesave për hetim elektoral. Protestat e para kanë nisur kundër projektit të minierës së litioumit, Rio Tinto, të cilën siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ia premtoi kancelarit gjerman Olaf Scholz.