Britania ndryshon qëndrim, pro urdhrit të arrestit për Netanjahun

Postuar në 26 Korrik, 2024 20:02

Britania e Madhe ka bërë një kthesë 18- gradëshe në lidhje me qëndrimin ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të lëshuar një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Laburistët në pushtet, ndryshe nga qeveria e mëparshme, u tërhoqën nga kundërshtimi i vendimit.

Ligjërisht, ky hap u bë në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e dokumenteve si pjesë e një sfide ligjore kundër ICC, një datë e cila ishte shtyrë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndryshimit të qeverisë në fillim të këtij muaji.

Ne kemi qenë shumë të qartë për rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjykatave si brenda dhe jashtë vendit,” tha një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer.

Vendimi shënon një kontrast me qeverinë e mëparshme konservatore, e cila i kërkoi gjykatës të jepte vëzhgime me shkrim nëse "mund të ushtrojë juridiksion mbi shtetasit izraelitë" duke qenë se Autoriteti Palestinez nuk mund të ushtrojë juridiksion penal mbi shtetasit izraelitë. Konservatorët nuk patën paraqitur kondërshtim të plotë përpara zgjedhjeve.

ICC lëshoi ​​një fletarrest për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant në maj, duke i cilësuar ata përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar. Izraeli i ka mohuar me forcë akuzat.

Sipas Politico, Starmer ka kërkuar këshillën ligjore të Prokurorit të Përgjithshëm, Richard Hermer, njëri prej grupit të avokatëve hebrenj që nënshkruan një letër të hapur të botuar në Financial Times, me të cilën i kërkohej Izraelit të respektonte ligjin ndërkombëtar.

Lëvizja e qeverisë britanike tregon një largim të qartë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk e kanë ratifikuar Statutin e Romës për krijimin e ICC. Presidenti i SHBA, Joe Biden, e cilësoi “të tepërt” vendimin e ICC në maj, duke argumentuar se ai barazoi në mënyrë të padrejtë një shtet demokratik me një grup militant si Hamasi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.