Blloku Bota

“Kjo lloj dhune nuk ka vend në Amerikë”

Postuar në 14 Korrik, 2024 09:47

Presidenti amerikan, Joe Biden, u kthye në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas lajmit për atentatin ndaj rivalit të tij, Donald Trump.

Biden ndodhej në rezidencën e tij në Delaware në momentin kur ndaj ish-presidentit amerikan u qëllua me armë zjarri në Pensilvani.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Biden ka folur në telefon me Trump pas ngjarjes.

Qëllohet me armë Donald Trump

Postuar në 14 Korrik, 2024 07:55

Donald Trump u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi me mbështetësit në Pensilvani.

Dy persona mbetën të vrarë në atë që FBI e cilësoi menjëherë një tentativë vrasjeje ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Trump është lënduar lehtë në pjesën e veshit të djathtë, ndërsa i vrarë mbeti një prej punonjësve të sigurisë që e shoqëronte.

Autori i sulmit u ekzekutua menjëherë.

Kemi kapacitete kundër raketave amerikane, por viktima do jenë kryeqytetet europiane

Postuar në 13 Korrik, 2024 18:54

Zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov ka deklaruar se Rusia ka të gjitha kapacitetet për t’iu kundërpërgjigjur dislokimit nga SHBA në Europë të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi.

Ka qenë përherë një situatë paradoksale: SHBA ka dislokuar një shumëllojshmëri raketash të rrezeve të ndryshme në Europë, që drejtohen tradicionalisht kundër vendit tonë. Në përputhje me këtë vendi ynë ka përpunuar shënjestrat dhe lokacionet për raketat tona

është shprehur ai në një intervistë televizve.

Mediat publikojnë detaje të planit operativ: Gjermania, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s

Postuar në 13 Korrik, 2024 18:53

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka hartuar plane emergjence për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, kanë raportuar Der Spiegel dhe Bild. Dokumenti thuhet se parashikon që Gjermania të shërbejë si shtet tranzit për trupat e NATO-s, ndërsa popullata dhe shërbimet civile mund të asistojnë personelin ushtarak të huaj.

Muajin e kaluar, qeveria gjermane përditësoi zyrtarisht udhëzimet e saj të kohës së luftës për herë të parë që nga viti 1989, të cilat tani përfshijnë masa të tilla si rekrutimi i detyrueshëm dhe detyrimi i prodhuesve për të prodhuar mallra lufte.

Mediat: Gjukanoviç "informohet nga Kosova" për tentativë vrasjeje ndaj tij

Postuar në 13 Korrik, 2024 15:21

Mediat raportojnë se ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ka bërë në denoncim për tentativë vrasjeje ndaj tij. “Koha Ditore” citon gazetën “Vijesti”, sipas së cilës Gjukanoviç ka denoncuar pranë autoriteteve malazeze përpjekjen në fjalë, që sipas tij e ka marrë nga informacione nga Kosova.

Gafa që kushtoi 90 milionë dollarë

Postuar në 12 Korrik, 2024 23:53

Gjithnjë e më shumë pengesa në rrugën e Joe Biden drejt një mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithë përpjekjen për të rikuperuar atë që humbi në sytë e opinionit gjatë përballjes me rivalin Trump, Biden mbajti një konferencë shtypi një orëshe. Por pavarësisht se u shfaq në formë më të mirë se në debatin televiziv, presidenti 81-vjeçar bëri sërish gafa dhe këtë herë akoma më të rënda.

Ai iu referua presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, si presidenti Putin.

Belgjikë, ndalohen smartfonët në shkollat frankofone

Postuar në 12 Korrik, 2024 15:18

Shkollat ​frëngjishtfolëse të Belgjikës do të ndalojnë telefonat inteligjentë. Qeveria e re e Valones, në marrëveshjen e saj të koalicionit ka përfshirë edhe një plan për të ndaluar telefonat inteligjentë në shkollat e rajonit jugor të Belgjikës, si dhe qindra shkolla në Bruksel.

Plani parashikon ndalimin e plotë të tyre në shkollat ​​fillore, ndërsa në shkollat e mesme kjo do të bëhet gradualisht brenda tre viteve.

Danimarkë, taksë e re për ndotjen nga gjedhët

Postuar në 11 Korrik, 2024 22:49

Danimarka bëhet vendi i parë që harton një ligj për emetimin e gazeve serrë nga bagëtitë.

Parlamenti me 179 anëtarë, pas një diskutimi me fermerët, kompanitë e sektorit dhe shoqatat mjedisore dhe të konsumatorëve, po shqyrton ligjin e ri, i cili takson fermerët.

Fillimisht, ata do të paguajnë rreth dyzet euro për ton emetime në vit nga viti 2030, taksë që rritet në njëqind euro pas vitit 2035.

Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep 'ok' për pakt sigurie me BE-në

Postuar në 11 Korrik, 2024 18:10

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.

NATO deklaron gati për detyra ushtarake sistemin raketor të Rekzikowos në Poloni

Postuar në 11 Korrik, 2024 14:04

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar gjatë samitit të Aleancës në SHBA, se baza e re amerikane ajrore në Poloni është e gatshme për kryer misione ushtarake. 

Si një aleancë mbrojtëse ne nuk mund ta injorojmë kërcënimin nga raketat balistike. Mbrojtja raketore është një element thelbësor për detyrat bazë të NATO-s dhe mbrojtjes kolektive

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota