Blloku Bota

NATO deklaron gati për detyra ushtarake sistemin raketor të Rekzikowos në Poloni

Postuar në 11 Korrik, 2024 14:04

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar gjatë samitit të Aleancës në SHBA, se baza e re amerikane ajrore në Poloni është e gatshme për kryer misione ushtarake. 

Si një aleancë mbrojtëse ne nuk mund ta injorojmë kërcënimin nga raketat balistike. Mbrojtja raketore është një element thelbësor për detyrat bazë të NATO-s dhe mbrojtjes kolektive

Nuk i priste kush krimet e Izraelit!

Postuar në 11 Korrik, 2024 11:49

Ish-kreu i shërbimeve sekrete saudite për 22 vjet, Princi Turki bin Faisal, një njeri me peshë në politikën saudite, shprehet ndër të tjera për revistën gjermane “Spiegel” se ai nuk mund ta kishte imagjinuar përshkallëzimin e dhunës në Gaza deri në këto përmasa. I pyetur nëse si një ish-shefi i shërbimeve saudite, familjar me çështjet e sigurisë, a e priste që Hamas të kryente “këtë sulm vrasës”?, bin Faisal teksa nënvizon “mung

Polonia: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që konflikti me Rusinë vazhdon

Postuar në 10 Korrik, 2024 12:00

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Times” se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që vijon konflikti me Rusinë.

Duda ka theksuar megjithatë se Polonia është e angazhuar dhe interesuar që të shkojë më tej se çdo vend tjetër i Aleancës në nxitjen dhe formalizimin e procesit të anëtarësimit të plotë të Ukrainës.

Një miratim në parim për anëtarësimin në NATO të Ukrainës ka dhënë edhe SHBA, por pa kaluar në përcaktim afatesh që do të implikonin më tej marrëdhëniet me Rusinë.

Le Pen vihet nën hetim për fushatën presidenciale të vitit 2022

Postuar në 09 Korrik, 2024 14:06

Prokurorët francezë në Paris kanë hapur së fundmi një hetim për financimin e fushatës presidenciale të Marine Le Pen në vitin 2022, kur ajo mori 41% të votave përballë Emmanuel Macron.

BE-ja ndalon negociatat e anëtarësimit me Gjeorgjinë

Postuar në 09 Korrik, 2024 13:55

Bashkimi Europian ka ndaluar bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë për shkak të ligjit kontrovers për ndikimet e huaja.

Për fat të keq procesi i pranimit të Gjeorgjisë në bllokun europian është ndalur për momentin. Kjo u vendos nga liderët europianë gjatë mbledhje së fundit të Këshillit

citohet të jetë shprehur ambasadori i BE-së në Tbilisi, Pawel Herczynski.

NATO nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit në Ukrainë

Postuar në 09 Korrik, 2024 12:32

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar pak përpara samitit të NATO-s, se aleanca nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit të Ukrainë.

Ne kemi një qëndrim parimor mbi konfliktin në Ukrainë. Ne mbështesim integritetin e saj territorial dhe e konsiderojmë të paprapnueshme që NATO të bëhet një ndër palët e luftës në Ukrainë

është shprehur ai.

Po kështu Erdogan ka vënë në dukje se ai synon që të vendosë në agjendën e samitit edhe “masakrat e vazhdueshme të Izraelit kundër palestinezëve”.

Macron refuzon dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal

Postuar në 08 Korrik, 2024 15:13

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Gabriel Attal duke i kërkuar atij të rrijë në detyrë përkohësisht për të ruajtur stabilitetin.

Franca del nga orbita afrikane, krijohet Konfedrata e Sahelit

Postuar në 07 Korrik, 2024 23:32

 

Aleanca e të majtëve i ndal vrullin ekstremit të djathtë në Francë

Postuar në 07 Korrik, 2024 21:55

Ndryshe nga ajo që pritej, francezët nuk i dhanë shumicën ekstremit të djathtë. Megjithatë, këtë privilegj nuk e kanë më as centristët e presidentit Macron.

Exit pollet por edhe rezultatet e para flasin për një fitore të ngushtë të aleancës së partive të majta, të grupuara nën siglën e Frontit të Ri Popullor, i drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon. 

Edhe Gjermania tërhiqet nga Nigeri

Postuar në 07 Korrik, 2024 15:19

Ushtria gjermane do të mbyllë misionin në bazën e saj ajrore në Niger. Tërheqja do të përfundojë më 31 gusht pas prishjes së bisedimeve me juntën në pushtet të vendit Sahel, bëri të ditur Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Të gjithë ushtarët e Bundeswehr-it të vendosur në bazë do të tërhiqen deri më 31 gusht dhe bashkëpunimi ushtarak gjerman me Nigerin do t'i jepet fund”, saktësohet në deklaratën zyrtare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota