Franca del nga orbita afrikane, krijohet Konfedrata e Sahelit
Largimi i Frances nga Mali dhe Niger ka çuar në një zhvillim me rëndësi gjeopolitike në Afrikë që nëse zgjat do të mund të sjellë ndryshime me rëndësi rajonale. Juntat ushtarake të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit kanë firmosur një traktat për krijimin e Konfederatës së Sahelit(Afrika Nënsahariane). Entiteti e prezanton veten me akronimin AES.
Në samitin e posaçëm me këtë rast, mbajtur në Niamaey, “liderët ushtarakë kanë diskutuar qasjen e përbashkët në sektorë strategjikë si bujqësia, ujërat, energjia dhe transporti”.
Konfederata përfshin 72 milionë banorë dhe akti i tanishëm merr rëndësi shtesë edhe për dy arsye: në muajin janar, të trija vendet u tërhoqën nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore që sipas tyre “është manipuluar nga Franca” dhe së dyti, se në Niger dhe Mali ka tashmë prani të konsoliduar politike dhe ushtarake ruse.
Në muajin mars të trija vendet krijuan një forcë të përbashkët ushtarake për të luftuar grupet xhihadiste dhe avancimi i integrimit përfaqëson jo vetëm një politikë antifranceze, por edhe një pasojë të dështimit spektakolar të Francës. Ashtu siç di të dështojë vetëm Emmanueli.
Add new comment