Blloku Bota
Sulme terroriste me 6 të vrarë në Dagestan
Gjashtë oficerë rusë të zbatimit të ligjit u vranë dhe 12 u plagosën në republikën ruse të Dagestanit. Lajmin e bëri të ditur agjencia Ria Novosti, duke cituar Ministrinë rajonale të Punëve të Brendshme. Një sul ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale në një kishë, ndërsa një sinagoge iu vu zjarri.
Ne po ua lëmë Francën qenve
Franca ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Humbja në zgjedhjet europiane solli një veprim radikal thuajse të Macron që shpalli zgjedhjet e reja, të cilat sipas sondazheve i japin sërish fitore të djathtëve të Marie Le Pen dhe Jordan Bardellas. Por nuk është vetëm ky problemi.
Beogradi nis betejën e madhe për hapjen e minierës së litiumit në Jadar
Qeveria serbe ka nisur së fundmi një fushatë të fortë propagandistike brenda vendit për të bindur njerëzit mbi nevojën e hapjes së minierës së litiumit në Jadar që cilësohet me rëndësi strategjike edhe për Europën. Ish-kryeministrja Ana Brnabiç ka shprehur hapur mbështetjen për aktivizimin e minierës së litiumit që i është premtuar një kompanie britanike, e cila sipas autoriteteve serbe do të investojë 11-12 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe do të punësojë 20 mijë njerëz.
Rritet çmimi i biletës për t’u ngjitur në Kullën Eiffel
Kulla Eifel është një nga 10 monumentet më të vizituara në botë. Në një lartësi 330 metra mbi horizontin parizian, kostot e mirëmbajtjes së tij tani janë rritur.
Për të përballuar këtë, një rritje në çmimet e biletave ka hyrë në fuqi që nga 17 qershori. Të rriturit duhet të paguajnë tani më shumë se 35 € për ta soditur kryeqytetin francez nga maja e "Zonjës së Hekurt", një rritje prej 20 për qind e tarifës së mëparshme të 29,10 €.
Përpjekje për përjashtimin e Rusisë nga Interpol
Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev ka deklaruar se aktualisht ka një përpjekje për ta nxjerrë vendin e tij nga Interpoli.
Me çfarë përballemi sot në bashkëpunimin e forcave të zbatimit të ligjit? Ka patur përpjekje për të përjashtuar Rusinë nga kuadri i bashkëpunimit ndërkombëtar policor, kufizime të ndryshme, fshehje të informacionit për kriminelë të kërkuar nga shtete të tjera dhe pezullim të pjesëmarrjes së vendit tonë në Task Force për Veprimin Financiar
Drejt afrimit me Turqinë, Armenia njeh Palestinën
Armenia ka njoftuar sot njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës. Lajmi është bërë public nga qeveria armene, që i është referuar ligjit ndërkombëtar dhe barazisë së kombeve.
Armenia është e interresuar në vendosjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme
citohet deklarata zyrtare.
Shengen me pengesa
Sllovenia njoftoi se kontrollet kufitare do të vijojnë edhe gjatë verës, duke e shtyrë datën e heqjes së tyre deri më 21 dhjetor. Kufiri mes Sllovenisë dhe Hungarisë u “zhduk” në vitin 2007, kur dyja vendet iu bashkuan Zonës Shengen.
Papa Françesku është një tiran në krye të Kishës
Një ish-diplomat i Kishës Katolike dhe kritik i ashpër i Papa Françeskut akuzon Vatikanin se po e çon në gjyq për mohimin e legjitimitetit të Papës. Carlo Maria Viganò, 83 vjeç, ultra-konservator që ka mbajtur postin e ambasadorit të Vatikanit në SHBA nga viti 2011 deri në 2016, thotë se Departamenti i Doktrinës në Selinë e Shenjtë e ka thirrur për t’i komunikuar akuzat.
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s
Mark Rutte do të jetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. 32 anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord me kandidaturën e hollandezit që pason në detyrë Jens Stoltenberg. Rutte ka marrë mbështetjen pas presidenti rumun, Klaus Iohannis është tërhequr nga kandidimi.
Rutte cilësohet si një njeri që ka një marrëdhënie me kandidain republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, ose më saktë që ka ditur të afrohet me të gjatë kohës që ishte president i SHBA.
Çahet bllokada/Borrell rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës
Mediat në Kosovë raportojnë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell ka propozuar heqjen e masave ndëshkuese. Sipas negociatorit Bislimi, raportimi i Borrel ishte përgatitur që në prill, nuk u dorëzua sepse Kosova në atë rast do të anëtarësohej në Këshill, madje nuk i është dorëzuar ende as Komisionit.