Blloku Bota

Rusia dhe Koreja e Veriut, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni

Postuar në 19 Qershor, 2024 15:33

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan kanë nënshkruar një marrëveshje të re, në të cilën të dyja zotohen për ndihmë të ndërsjellë në rast përballjeje me "agresion".

Varosha, “Las Vegasi i Mesdheut” për 10 miliardë dollarë

Postuar në 18 Qershor, 2024 13:31

Turqia mund ta kthejë qytetin e Varoshës në “Las Vegasin e Mesdheut”.

Gazeta turke “Sozcu” shkuan se lagjes fantazmë në Famagusta i duhen 10 miliardë dollarë për t’u rikthyer në jetë pas braktisjes 50-vjeçare.

Zona e braktisur në Qipron veriore ka komplekse të mëdha banimi të zbrazura, dyqane dhe hotele. Në total, zona ka 105 hotele, 3 000 dyqane, 99 vende argëtimi, 4 649 shtëpi verore, 21 banka dhe 24 teatro e kinema.

Netanjahu shpërndan kabinetin e luftës

Postuar në 17 Qershor, 2024 18:52

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërbërë kabinetin e tij qeveritar të luftës. Lajmin e konfirmoi të hënën një zyrtar izraelit.

Ky hap i pritshëm vjen pas largimit nga qeveria të ish-gjeneralit centrist, Benny Gantz.

Franca nuk është më e njëjta për BE-në

Postuar në 17 Qershor, 2024 14:59

Franca ka qenë gjithmonë shumë e madhe, shumë e fuqishme dhe – më e rëndësishmja nga të gjitha –pjesë e strukturës komode të BE-së, për t'u gjobitur për mëkatet e saj financiare. Por kësaj epoke mund t’i ketë ardhur fundi.

Komisioni Evropian do të njoftojë të mërkurën cilat janë qeveritë që kanë shkelur rregullat e buxhetit dhe Franca mund të jetë mes tyre. Kreu i lartë i BE-së është nën presion nga i gjithë blloku për të penalizuar më në fund “nxënësin e keq” që ka dëmtuar buxhetin e BE-së.

Brezi "të huajt jashtë" dominon Europën. Një rini antimigratore në prag të marrjes së pushtetit

Postuar në 17 Qershor, 2024 14:05

Askush nuk duket të jetë ende në gjendje të kuptojë suksesin e të djathtës ekstreme në zgjedhjet e fundit europiane në vende si Franca, Gjermania, Hollanda, Austria apo Italia që janë edhe zemra e BE-së. Më tronditës është fakti se mbështetësit kryesorë të kësaj të djathte janë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, brezi i Tik-Tok dhe njerëz që shohin si model një 28 vjeçar në Francë, Bardella, një anonim me origjinë italiane që është shembulli i radhës i shfaqjes përmbi përmbajtjen.

Fuqitë bërthamore po modernizojnë arsenalin

Postuar në 17 Qershor, 2024 11:32

Fuqitë bërthamore po zhvillojnë gjithnjë e më shumë arsenalet e tyre ndërsa situata gjeopolitike përkeqësohet. Konkluzioni del në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Bleu heshtjen e Perëndimit për zgjedhjet e manipuluara me një minierë litiumi

Postuar në 16 Qershor, 2024 15:53

Opozita serbe po akuzon së fundmi presidentin e vendit, Aleksander Vuçiç, por edhe pjesë të komunitetit perëndimor se ka arritur të blejë heshtjen për zgjedhjet e manipuluara me dhënien e një miniere litiumi në Jadar, kompanisë britanike Rio Tinto. Në një intervistë për “The Financial Times”, Vuçiç është shprehur se miniera do të hapet në vitin 2028 çka është parë si një mall shkëmbimi.

Pandemia me emrin SHBA

Postuar në 16 Qershor, 2024 14:54

Diktaturat dallojnë nga demokracitë te mënyra si sillen me jetën dhe të drejtat e njeriut. Ky është leksioni bazë që kemi dëgjuar sa herë. Mirëpo ngjan se nuk është edhe aq e vërtetë dhe një provë na vjen nga pandemia e CoVid-19 e cila preku mbarë botën. Agjencia “Reuters” shkruan për një raport, sipas të cilit Pentagoni ndërmori një fushatë diskreditimi për vaksinën kineze, Sinovac, gjatë pandemisë.

Ridel në skenë Hollande: Dua vetëm të shërbej

Postuar në 16 Qershor, 2024 13:54

Zgjedhjet e afërta në Francë, dekretuar nga presidenti Emmanuel Macron pas humbjes poshtëruese në zgjedhejt europiane, po bëhen të palexueshme. E djathta ka ndasi, ndërkohë që në funksion të lëvizjes së paparashikuar të Macron, e majta është grupuar në një Front të vetëm, por deri më tani asgjë nuk jep siguri se mund të arrihet një shumicë qeverisëse. Media të ndryshme e përshkruajnë situatën si një prag konflikti civil dhe është për t’u theksuar se Macron, njeriu që duket se ka humbur çdo gjë, ka deklaruar se “nuk mund t’ia lëmë Francë Marine Le Pen”.

Edhe Greqia me Drejtori të posaçme policore kundër krimit të organizuar

Postuar në 15 Qershor, 2024 13:31

Presidenti grekk a dekretuar krijimin e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që në mediat e vendit fqinj po cilësohet si FBI-ja greke.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota