Blloku Bota
Belgjika propozon që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës në BE
Hungaria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik të këtij viti. Megjithatë, shtetet anëtare kanë nisur të diskutojnë mundësinë e heqjes së të drejtës së votës.
Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib, tha se BE-ja duhet t'i heqë Hungarisë të drejtën e votës për të mbrojtur të ardhmen e unionit.
Belgjika, e cila ka aktualisht presidencën e BE-së, është njëra prej vendeve anëtare që shprehin zhgënjim për kundërshtimin e Hungarisë ndaj planeve kyçe të BE-së – duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën në konfliktin me Rusinë.
Korea e Jugut pezullon paktin e reduktimit të tensioneve me Phenianin
Korea e Jugut ka vendosur të pezullojë paktin e reduktimit të tensionit me Phenianin. Sipas qeverisë koreane shkak për rikthimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe joushtarake në vijën e demarkacionit është regjimi koreanoverior që ka refuzuar të zbatojë marrëveshjen në fjalë. Ajencia “Yonhap” raporton se dokumenti përkatës pë rivendosjen e gjendjes së gatishmërisë, përfshirë përpunimin propagandistik, do të duhet të firmoset nga presidenti Yoon Suk Yeol.
Parlamenti zviceran hedh poshtë ndihmën për Ukrainën
Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës hodhi poshtë një kontribut prej 5 miliardë frangash zvicerane (5.58 miliardë dollarë) për Ukrainën, të përfshirë në një paketë më të gjerë financiare, me arsyetimin se plani shkel kufizimet e huamarrjes në vendin neutral.
Me 28 vota kundër dhe 15 pro, ligjvënësit votuan kundër paketës prej 15 miliardë frangash, e cila përfshinte gjithashtu 10.1 miliardë franga financime shtesë për forcat e armatosura të vendit.
Sulmi i parë me armët amerikane godet sistemet ajrore ruse në Belgorod
Rajoni i Belgorodit në Rusi është objektivi i parë drejt të cilit janë lëshuar nga Ukraina armë perëndimore. Sulmi i parë (ose të paktën: sulmi i parë zyrtar) me Himars - raketa me rreze të gjatë - që kur SHBA dha autorizimin (bashkë me të edhe Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) është kryer ndaj një bateri të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-300/S-400.
E nxorën në opozitë. Koha për moralizime nacional-demokratike
Në prag të krijimit të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, drejtuesi i Bashkikimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka nisur të ankohet dhe të paralajmërojë për bashkëjetesën. Sipas Ahmetit qeveria e re është monoetnike dhe nuk ka legjitimitet.
Megjithatë z. Ahmeti nuk e ka quajtur qeverinë e re mes VMRO dhe Vlen si jolegale apo antikushtetuese çfarë lë të kuptohet se z. Ahmeti ka kapur pozicionin e moralizuesit pas gati dy dekadash në pushtet me të gjitha partitë sllave.
36 400 viktima dhe 82 600 të lënduar në Gaza që nga 7 tetori 2023
Ministria palestinezë e Shëndetësisë njofton se që nga nisja e konfliktit në Gaza, në enklavë ka patur 36 439 viktima dhe 82 627 të lënduar. Një shifër rekord nëse konsiderohet se konflikti nisi më 7 tetor 2023.
Shifa në fjalë mbështet një politikë ndërkombëtare ndaj Izraelit që synon të ngrejë padi për krime kundër njerëzimit, e nëse vazhdohet kështu, edhe për genocid. Aktualisht Izraeli ka hyrë në Rafad he ka deklaruar se nuk mund të ketë paqe pa shkatërrimin përfundimtar të Hamasit.
Marrëveshja globale mbi pandemitë, negociatat shtyhen edhe me një vit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit diskutimet mes vendeve anëtare për një marrëveshje globale mbi pandemitë. Afati i vendosur për arritjen e konsensusit nuk duhet të kalojë majin e vitit 2025 kur edhe mbahet Asambleja vjetore e OBSH-së.
Përballja Greqi-Britani për skulpturat e Parthenonit mbetet peng në UNESCO
Greqia ka prezantuar kërkesën e vet për rikthimin e skulpturave të Parthenonit para një paneli të UNESCO-s në Paris.
Skulpturat e Parthenonit dhe simbolizmit që ato përmbajnë janë pjesë integrale e trashëgimisë kulturore greke dhe identitetit kulturor grek
citohet të jetë shprehur delegacioni grek.
Pentagoni konfirmon: Ukraina do t’i përdorë armët amerikane në territorin rus
Administrata e presidentit Biden i ka dhënë leje Ukrainës të përdorë armët amerikane kundër objektivave në tokën ruse. Lajmin e konfirmoi një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtje, për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.
"Llafazanëria është punë grash”
Një shprehje e Papa Françeskut, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me priftërinjtë e rinj të Romës, po qarkullon në mediat italiane sot.
Sipas faqes “Silere non possum”, ndërsa u këshillonte priftërinjve rishtarë të shmangin thashethemet në famulli dhe në kongregacione, papa është shprehur se “thashethemi është punë grash”.