Blloku Bota

Trump shpallet fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit

Postuar në 31 Maj, 2024 10:39

Gjykata e Nju-Jorkut e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për falsifikim të të dhënave të biznesit të tij. Trump u gjet fajtor për 34 akuza të ngritura ndaj tij, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë i SHBA-së i dënuar për një krim.

Trump përballet me mundësinë e një dënimi me burg për shkeljen e ligjit përmes krijimit të një skeme pagese që ai e përdori përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Franca përjashton Rusinë nga eventi përkujtimor i zbarkimit në Normandi

Postuar në 31 Maj, 2024 10:18

Franca nuk e ka ftuar Rusinë në eventin që përkujton zbarkimin e forcave aleate në Normandi, një operacion që do të shënonte kthesën finale të Luftës së Dytë Botërore.

6 qershori shënon 80-vjetorin e Operacionit Overlord, i njohur ndryshe si Dita D, por autoritetet franceze duket se këtë vit do të përjashtojnë nga ky aktivitet përfaqësuesit e Rusisë.

Lajmin e bën të ditur Reuters, duke iu referuar Presidencës Franceze. 

BE dhe Lista Serbe kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë

Postuar në 30 Maj, 2024 22:32

Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit janë kthyer sërish në vëmendje të publikut. 

Hapjen e saj edhe për automjete e ka konsideruar çështje kohe zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për TëVë1.

I menjëhershëm ishte reagimi i Listës Serbe dhe i ndërkombëtarëve.

Në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë thanë se çdo vendim që lidhet me urën e Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi.

Edhe Gjermania mbështet sulmet e Ukrainës në brendësi të Rusisë

Postuar në 30 Maj, 2024 21:52

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbështeti sulmet e Ukrainës në brendësi të Rusisë, pavarësisht shqetësimeve të tij të mëparshme për përshkallëzimin e tensioneve me Moskën.

Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, Scholz tha se "nëse Ukraina sulmohet, ajo mund të mbrohet" sipas ligjit ndërkombëtar.

Ai shtoi se nuk kishte kundërshtime ligjore ndaj Macron, i cili argumentoi se Perëndimi “duhet të lejojë Kievin të neutralizojë vendet ushtarake… nga ku… sulmohet Ukraina”.

Erdogan: Bota islame duhet të bëhet bashkë kundër Izraelit

Postuar në 30 Maj, 2024 16:21

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje botës islame të marrë një “vendim të përbashkët” për të kundërshtuar Izraelin, duke e quajtur shtetin hebre një kërcënim për “të gjithë njerëzimin”.

"Unë kam disa fjalë për t'i thënë botës islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët?", tha ai.

Serbi/Gazetari proqeveritar rreh gazetarin opozitar

Postuar në 29 Maj, 2024 16:22

Gazetarët në Serbi kanë vendosur një standard të ri komunikimi publik. Disa media raportojnë se drejtori i tabloidit proqeveritar, “Srpski Telegraf”, Milan Ladjeviç, ka sulmuar fizikisht gazetarin e revistës javore, “Radar”, Vuk Z. Cvijiç.

U sulmova nga Milan Ladjeviç, më goditi në kokë në një kafe afër zyrës së tyre

citohet Cvijiç.

Sipas tij, Ladjeviç e ka sharë në distancë, mandej e ka ndjekur dhe e ka goditur.

PE: Hungaria nuk është më demokraci e plotë, por një regjim hibrid i autokracisë elektorale

Postuar në 29 Maj, 2024 13:53

Hungaria nuk është më një demokraci e plotë. Kështu ka vlerësuar Parlamenti Europian që në një votim me 433 vota pro dhe 123 kundër, është miratuar qëndrimi për ta cilësuar zyrtarisht Hungarinë  Viktor Orbanit si një “regjim hibrid të autokracisë elektorale”.

Dy masat e reja kundër Rusisë afrojnë idenë e sanksioneve ndaj Kinës

Postuar në 29 Maj, 2024 13:50

Për të kundërshtuar avancimin e Rusisë në Ukrainë, presidenti i SHBA-së Joe Biden po shqyrton dy kundërmasa të reja: ndëshkimin e Kinës për furnizimin e teknologjisë kryesore në Moskë dhe heqjen e kufijve të përdorimit të armëve me rreze të shkurtër veprimi nga Ukraina për të sulmuar brenda Rusisë. Lajmin e bën të ditur "The Washington Post".

Fakti që nisma të tilla po konsiderohen tani tregon shqetësimin në rritje të administratës amerikane për cenueshmërinë e Ukrainës në fushën e betejës.

Ish-shefi i inteligjencës, në krye të qeverisë holandeze

Postuar në 28 Maj, 2024 17:12

Pasi fitoi zgjedhjet, e djathta në Holandë pritet t’ia japë drejtimin e qeverisë ish-shefit të inteligjencës. Dick Schoof pritet të bëhet kryeministri i vendit dhe do të drejtojë një koalicion të dominuar nga Partia e Lirisë (PVV) e Geert Wilders, e cila fitoi zgjedhjet në nëntor të vitit të kaluar.

Wilders-it i është bashkuar në koalicion partia liberale e qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, VVD, Kontrata e Re Sociale (NSC) centriste dhe Lëvizja Fermer-Qytetar (BBB).

Polonia prezanton "Mburojën Lindore", 430 milje linjë e fortifikuar me Rusi - Bjellorusi

Postuar në 27 Maj, 2024 23:05

Polonia ka zbuluar një të ashtuquajtur plan të ri mbrojtjeje ndaj Rusisë që konsiston në ndërtimin e një vije të fortifikiar në kufirin me të dhe Bjellorusinë.

Vija e re, që imiton mbrojtjen e dikurshme europiane, do të kushtojë 2 miliardë euro dhe pretendohet të jetë efektive në vitin 2028. 

Sot, ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz ka ofruar detaje të linjës që supozohet të jetë 434 milje e gjatë e që konsiston në një rrjet pengesash betoni antitank, pengesa çeliku, bunkerësh etj., gjithçka për të realizuar “Mburojën Lindore”: 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota