Serbi/Gazetari proqeveritar rreh gazetarin opozitar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/05/1712649021-vuk-cvijic-750x440_2024_05_29_16.png?itok=lLWZsc3g)
Gazetarët në Serbi kanë vendosur një standard të ri komunikimi publik. Disa media raportojnë se drejtori i tabloidit proqeveritar, “Srpski Telegraf”, Milan Ladjeviç, ka sulmuar fizikisht gazetarin e revistës javore, “Radar”, Vuk Z. Cvijiç.
U sulmova nga Milan Ladjeviç, më goditi në kokë në një kafe afër zyrës së tyre
citohet Cvijiç.
Sipas tij, Ladjeviç e ka sharë në distancë, mandej e ka ndjekur dhe e ka goditur.
Kam shkruar artikuj në të cilat e kam përmendur në lidhje me një gjyq. Supozoj se ka të bëjë me këtë, përderisa nuk kamë ndonjë konflikt personal…Nuk e prisja të sulmohesha fizikisht nga diskuh që e prezanton veten si një gazetar. Ne jetojmë në një shoqëri të dhunës, por kjo erdhi si suprirzë
citohet ai.
Add new comment