Polonia prezanton "Mburojën Lindore", 430 milje linjë e fortifikuar me Rusi - Bjellorusi

Postuar në 27 Maj, 2024 23:05

Polonia ka zbuluar një të ashtuquajtur plan të ri mbrojtjeje ndaj Rusisë që konsiston në ndërtimin e një vije të fortifikiar në kufirin me të dhe Bjellorusinë.

Vija e re, që imiton mbrojtjen e dikurshme europiane, do të kushtojë 2 miliardë euro dhe pretendohet të jetë efektive në vitin 2028. 

Sot, ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz ka ofruar detaje të linjës që supozohet të jetë 434 milje e gjatë e që konsiston në një rrjet pengesash betoni antitank, pengesa çeliku, bunkerësh etj., gjithçka për të realizuar “Mburojën Lindore”: 

operacionin më të madh të fuqizimit të kufirit lindor të Polonisë, krahut lindor të NATO-s, që nga viti 1945

Polonia është në bashkëpunim me Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë në këtë nismë, por do të aplikojë për financime edhe në BE. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.