Blloku Bota

Stoltenberg tërhiqet nga plani 100 miliardë euro për Ukrainën

Postuar në 08 Qershor, 2024 13:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hequr dorë nga një plan pesë-vjeçar për t'i ofruar Ukrainës 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake pas kundërshtimit nga anëtarët e bllokut, raporton Bloomberg, duke cituar njerëz që kanë dijeni mbi këtë çështje.

Sulmohet në rrugë kryeministrja daneze

Postuar në 08 Qershor, 2024 11:03

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, u sulmua fizikisht nga një burrë në një rrugë në Kopenhagë të premten, vetëm dy ditë para zgjedhjeve evropiane.

Policia daneze nuk ka dhënë detaje për sulmin, por njoftoi se ka arrestuar një burrë 39-vjeçar, i cili del sot para gjykatës së kryeqytetit.

Sulmi vjen përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Incidenti u dënua menjëherë nga politika europiane.

“Ambasadori amerikan po mbështet kriminelët që mbajnë rob Serbinë”

Postuar në 07 Qershor, 2024 14:26

Opozita në Serbi akuzon ambasadorin amerikan se mbështet hapur qeverinë dhe presidentin Vuçiç. Kreu i Partisë Opozitare për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Djilas, thotë se sjellja e ambasadorit Christopher Hill flet qartë për mbështetjen e "grupit të krimit të organizuar që po mban rob Serbinë".

Rusia dërgon një nëndetëse bërthamore në Kubë

Postuar në 07 Qershor, 2024 11:58

Ministria e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës njoftoi se "një nëndetëse me energji bërthamore dhe tre anije të tjera luftarake ruse do të ankorohen në ishullin e Karaibeve javën e ardhshme". Havana saktëson se ndër mjetet lundruese që priten në Kubë janë nëndetësja Kazan dhe fregata raketore Admiral Gorshkov.

Metsola, Plenkoviç dhe Mitsotakis, kandidatë për të zëvendësuar Von der Leyen

Postuar në 06 Qershor, 2024 14:18

Shanset e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian janë në dyshim për shkak të fërkimeve mes peshave të rënda të BE-së. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë fundjavë do të jenë preludi i një periudhe intensive të diskutimi mbi postet kryesore të BE-së për pesë vitet e ardhshme dhe se si ato ndahen mes familjeve politike të bllokut.

Vendimmarrja në Perëndim lë shumë për të dëshiruar. Zelenskiyn do ta heqin më 2025-n

Postuar në 06 Qershor, 2024 14:08

Rusia do të punojë me çdo president që zgjidhet nga populli amerikan

Kështu është shprehur në një bisedë me drejtues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, presidenti rus, Vladimir Putin.

Do bien të gjitha po lamë Ukrainën. Moska: Jemi gati për negociata, por duhen njohur arritjet tona territoriale

Postuar në 05 Qershor, 2024 15:42

Vendimet që SHBA do të marrin në katër vitet e ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e Europës për një kohë të gjatë. Mbani mend fjalët e mia: nëse në e lëmë Ukrainën, do të shihni Poloninë të bjerë pas saj dhe të gjitha ato vende përgjatë kufirit aktual të Rusisë, nga Ballkani dhe Bjellorusia do të bëjnë përgatitjet e tyre

WSJ: Gjendja mendore e Biden po përkeqësohet

Postuar në 05 Qershor, 2024 15:36

Njerëz pranë presidentit amerikan flasin për përkeqësimin e gjendjes mendore të tij. Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve pranë Joe Biden, shkruan se kreu i Shtëpisë së Bardhë tregon herë pas here "shenja rrëshqitjeje". Gazeta amerikane ka intervistuar 45 persona që kanë punuar në rrethin e Biden gjatë shtatë muajve të fundit.

Rusia: Ushtarët francezë, shënjestër legjitime

Postuar në 05 Qershor, 2024 12:00

Pasi SHBA-të kanë autorizuar përdorimin e raketave të saj me rreze të mesme veprimi në territorin aktual të Rusisë, paralajmërimet, për të mos përmendur kërcënimet, po shumohen.

Turqia shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS

Postuar në 04 Qershor, 2024 17:59

Turqia ka shprehur interes për t’u anëtarësuar në BRICS – organizata e vendeve joperëndimore(në një farë mënyre) dhe me këtë rast Kremlini e ka mirëpritur kërkesën e Ankarasë.

Ne qartazi mirëpresim interesin në rritje drejt BRICS nga fqinjët tanë, përfshirë partnerë të rëndësishëm si Turqia. Patjetër që çështja e shprehjes së interesit do të jetë në agjendën e samitit të organizatës që do të drejtohet nga Rusia

ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota