Rusia dërgon një nëndetëse bërthamore në Kubë

Postuar në 07 Qershor, 2024 11:58

Ministria e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës njoftoi se "një nëndetëse me energji bërthamore dhe tre anije të tjera luftarake ruse do të ankorohen në ishullin e Karaibeve javën e ardhshme". Havana saktëson se ndër mjetet lundruese që priten në Kubë janë nëndetësja Kazan dhe fregata raketore Admiral Gorshkov.

"Asnjë nga anijet nuk mban armë bërthamore", siguron Kuba, megjithatë, varkat do të jenë vetëm pak km nga brigjet e Shteteve të Bashkuara për 5 ditë në kulmin e tensioneve ndërkombëtare rreth Ukrainës, duke e bërë Amerikën të rijetojë ankthin e një krize të re të raketave.

Grupi, i cili do të përfundojë vizitën e tij më 17 qershor, do të përbëhet jo vetëm nga fregata "Gorshkov" dhe nëndetësja bërthamore "Kazan", por edhe nga cisterna e flotës Pashin dhe rimorkiatori i shpëtimit Nikolai Chiker.

Detarët rusë, raporton agjencia e lajmeve Prensa Latina, "do të ndjekin një program i cili, ndër të tjera, përfshin një takim me autoritetet qeveritare të kryeqytetit kuban dhe vizita në vende me interes kulturor dhe historik". Sipas notës ministrore, vizita "i përgjigjet marrëdhënieve historike miqësore midis Kubës dhe Rusisë", si dhe respektimit të "normave ndërkombëtare, palë e të cilave Kuba është".

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Titull abuziv. Pse me nafte duhet te punoje nje nendetese transoqeanike?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.