Do bien të gjitha po lamë Ukrainën. Moska: Jemi gati për negociata, por duhen njohur arritjet tona territoriale
Vendimet që SHBA do të marrin në katër vitet e ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e Europës për një kohë të gjatë. Mbani mend fjalët e mia: nëse në e lëmë Ukrainën, do të shihni Poloninë të bjerë pas saj dhe të gjitha ato vende përgjatë kufirit aktual të Rusisë, nga Ballkani dhe Bjellorusia do të bëjnë përgatitjet e tyre
Kështu është shprehur presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për “Time” përmes së cilës ai ka vënë në dukje se Rusia duhet kontestuar dhe përballur në Ukrainë për të shmangur një reaksion zinxhir të ekspansionit rus. Këtu Meriton vërejtje përmendja e Bjellorusisë që është në Union me Rusinë.
Duket se Biden po i drejetohet zgjedhjeve të nëntorit me një politikë më të vendosur në mbështetje të Ukrainës. Kështu Këshilltari për Sigurinë i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka njoftuar së fundmi “furnizime substanciale për Ukrainën”, një deklaratë që pason miratimin e vendeve të Perëndimit që Ukraina të përdorë armë të tyre në goditjen e territorit rus.
Ndërkohë alarmin e efekti kaskadë në Lindjen e Europës, duket se e ka hedhur poshët zv.ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin, që ka përsëritur qëndrimin e Kremlinit për të nisur negociatat me Ukrainën, por duke njohur realitetin territorial të luftës.
Comments
Monizmi global
Ideja e Amerikes (me sakte e grupimit ku ben pjese Biden) eshte qe ose te dominojne 100% boten ose te mos ekzistoje bota! Monizem global, diktat absolut! Dhe pastaj thone qe Amerika mbjell demokraci kudo ne bote! Sa ironike!
Add new comment